Dosja "Kashari", banorët e dëmtuar "pushtojnë" gjykatën
Banorët e Kasharit shkaktojnë kaos në Gjykatën e Tiranës. Veç familjarëve të komunarëve të arrestuar për skandalin me tokat e këtij fshati, dje në mjediset e gjykatës ndodheshin edhe rreth 200 persona të dëmtuar nga veprimet e të pandehurve.
Fatos Mahmutaj
Prania e madhe e njerëzve u bë shkak që policia të shtonte masat e sigurisë në ambientet e brendshme të gjykatës dhe ato të jashtme, ndërsa ishte e pamundur që të ndiqnin seancën të gjithë të pranishmit. Kjo edhe pasi u vu në dispozicion të procesit salla më e madhe e këtij institucioni. Futja në sallë të gjyqit të familjarëve të të pandehurve dhe bashkëfshatarëve të tyre që i denoncuan për skandalin e abuzimit me pronat, i kushtoi efektivëve të sigurisë rreth 20 minuta kohë, pasi secili qytetar i nënshtrohej procedurave të kontrollit. Por edhe pas kësaj më tepër se gjysma e personave që ishin paraqitur në gjykatë e patën të pamundur të hynin në sallë të gjyqit, duke krijuar kaos në oborrin e brendshëm të institucionit. Shtimi i pranisë së efektivëve të policisë bëri që ata të shpërndaheshin dhe të largoheshin jashtë ambienteve të institucionit deri në përfundim të seancës. Mungesa e tre prej të pandehurve dhe një avokati mbrojtës u bë shkak që as dje të mos zhvillohej seanca gjyqësore. Ndërkohë që disa prej të akuzuarve të pranishëm dhe avokatët e dy prej të cilëve gjykohen në mungesë, pohuan se ishin gati të kërkonin aplikimin e gjykimit të shkurtuar në këtë proces, duke pranuar aktet në dosjen penale në gjendjen që i ka dërguar Prokuroria. Në sallën e gjyqit, brenda kafazit të hekurt, ndodhen ish-kryetari i fundit komunës Alfred Sulaj; paraardhësi i tij, 2004-2007, Faik Fejza; topografi Shefqet Alikaj; ish-kryetari i komunës përgjatë 2000-2003, Naim Karaj; Ismail Sula dhe Xhevahir Hyka. Përveç akuzës së shitjes së trojeve, pastrimit të produkteve të krimeve, ose thënë ndryshe shitjes së shpeshtë të të njëjtës sipërfaqe, falsifikimit të dokumenteve, tre prej të pandehurve: Shefqet Alikaj, Naim Karaj dhe Ruhi Valisi, u është shtuar edhe një padi civile. I dëmtuari Nexhmi Valisi, banor i Kasharit, nëpërmjet një avokati të pajisur me prokurë u kërkon të pandehurve rikthimin e pronës së tij, që pretendon se u është grabitur. Nexhmi Valisi është edhe një nga denoncuesit e abuzimeve me pronat e Kasharit, ku si pasojë e kallëzimeve të shumta ranë në pranga nëntë persona.
Dosja "Kashari"
Alfred Sula
Faik Fejza
Islam Shera
Ismail Bakalli
Ismail Sula
Naim Karaj
Ruhi Valisi
Shefqet Alikaj
Xhevair Hyka