E Diel, 1 Nëntor 2026

Hakerat azerë, sulm "online" Forcave Ajrore Shqiptare

TIRANE- Hakerat azerbajxhanas pushtojnë faqen zyrtare të internetit të Komandës së Forcave Ajrore Shqiptare. 

Gjatë ditës së djeshme asnjë prej faqeve të Brigadës së Forcave Ajrore nuk hapej përveç faqes së parë. Po kështu edhe faqja e Shtabit të Përgjithshëm, ku ndodhej faqja e Komandës së Forcës së Bashkuar nuk hapej. Në sitin ku shkruhej Komanda e Forcës Ajrore, në krye të saj ishte një shpjegues që thoshte "Hakera Azerë" (Azerbajain Hackers). Mos iu shisni jo terroristëve armenë. Mos iu shisnin armë terroristëve armenë. Në fund sulmuesi i faqes e kishte mbyllur faqen me fjalët: kjo faqe është sulmuar nga Hakerat Azerë, ndërsa mbante emrin Paranojaku Kaotik (Paradonid Chaotic). I njëjti mesazh i dhënë nga sulmuesit azerë të faqes së internetit të forcave ajrore, ishte vendosur në të gjitha nënfaqet e tjera, duke bllokuar çdo mesazh tjetër që mund të ofrohej nga faqja zyrtare e Forcës Ajrore. Sulmi i hakerave azerë lidhet pikërisht me shitjen e armëve nga qeveria shqiptare, qeverisë armene. Shteti armen është në gjendje lufte me Azerbajxhanin që prej viti 1989, kur midis tyre mori fund përleshja për rajonin e Nagorni Karabakut. Vitin e kaluar, forcat turke bllokuan në Detin e Zi një ngarkesë me armë nga Shqipëria që drejtohej në Armeni. Dy ish-republikat sovjetike kishin luftuar mes tyre për vite me radhë për të pasur nën zotërim rajonin e Nagorni Karabakut.                                         d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›