Dosja Kashari, komunarët konsumuan 12 herë akuzën "shpërdorim detyre"
TIRANE - Prokuroria e kryeqytetit ka vërtetuar se komunarët e Kasharit, të arrestuar për abuzimin me pronat në këtë fshat, kanë konsumuar plot 12 herë akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Organi i akuzës i Tiranës pohon se, tashmë janë vërtetuar 12 episode, ku tetë të akuzuarit kanë shpërdoruar detyrën në mënyrë që të përfitonin të afërmit e tyre prona të bashkëfshatarëve. Aktualisht prokuriria pohon se po punon në mbledhjen e provave në ngarkim të të pandehurve përsa i përket akuzës së "falsifikimit të dokumenteve" me pasojë përvetësimin e 14 hektarëve tokë, e cila ligjërisht ishte e bashkëfshatarëve të tyre. Tetë komunarët e Kasharit Alfred Sulaj, Faik Fejza, Naim Karaj, Islam Shera, Shefqet Alikaj, Ismail Sulaj, Xhevair Hyka dhe Ilir Sulaj u prangosën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar pas disa denoncimeve që banorët e këtij fshati kishin depozituar në ngarkim të tyre për grabitjen e pronave. Tashmë hetimet ndaj tyre kanë shkuar drejt fundit, ndërsa prokuroria pohon se pret të marrë në pyetje edhe njëherë të pandehurit për të mbyllur dosjen. Pritet që pas marrjes në pyetje të akuzuarit të japin shpjegime për dokumentet e shumta që u janë kapur në momentin e arrestimit, dhe pas kësaj prokuroria t'iu komunikojë atyre mbylljen e hetimeve. Aktualisht tetë të akuzuarit ndodhen në qeli pasi organi i akzuës i kishte siguruar në mungesë të të pandehurve urdhër-arrestet. Ish-kreu i kësaj komune Naim Karaj dhe ish-kryeplaku i Mëzezit Islam Shera janë të vetimit që ofruan garanci pasurore për lirimin nga qelia, por kundërshtimi nga prokurori i [ështjes u bëb shkak që gjykata të mos ua ndryshonte masat. Më pas edhe Apeli i la në fuqi masat, ndërsa Gjykata e Tiranës u refuzoi më vonë edhe kërkesën për revokim të masave të sigurisë. Aktualisht në Gjykatën e Tiranës po shqyrtohet kërkesa për revokimin e masës së sigurisë së të pandehurit Naim, Karaj, i cili pretendon se ndaj tij nuk ka prova të mjaftueshme për të qëndruar në qeli. fa.ma.