Tiranë, grabiten 2 mijë euro në banesën e emigrantit në Selitë
TIRANE - Grabitet me thyerje banesa në Selitë, autorët ende të paidentifikuar marrin 2 mijë euro dhe sende të tjera personale.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së mërkurë duke u gdhirë dita e djeshme, në banesën e Hasan Elmazit, 60 vjeç. Sipas policisë, Elmazi, banues në Selitë, nuk ka qenë në shtëpinë e tij kur ndodhi grabitja, por kur është kthyer ka vënë re se shtëpia e tij ishte bastisur. Menjëherë ai ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet për të zbardhur krimin. Nga veprimet e kryera nga ekspertët, janë mundur të gjenden gjurmë gishtash. Shtëpia, sipas hetuesve, ishte kthyer përmbys dhe autorët kishin kërkuar në disa vende për të gjetur paratë dhe sende të tjera me vlerë. Pasi i kanë gjetur ato, ata janë larguar, por duke lënë pas gjurmët e tyre. Këto të fundit janë administruar nga ekspertët në vendin e ngjarjes si prova dhe më pas ato janë nisur për në laboratorin qendror të Institutit të Policisë Shkencore për krahasim. Pas ngjarjes agjentët kanë shoqëruar në komisariat disa persona që, sipas saj, ishin kontingjent i njohur kriminal në drejtim të vjedhjeve. Më pas ata janë lënë të lirë, ndërsa policia ka nisur të verifikojë disa persona, që sipas policisë mund të kenë pasur dijeni mbi vendndodhjen e parave dhe sasinë e tyre në shtëpinë e Elmazit. d.b