E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja “Kashari” të arrestuarit pranojnë abuzimet me pronat

Autori i Lajmit: red.
Kanë zgjedhur mënyrë më të reformuar për të pranuar se kanë abuzuar me tokat në Kashar dhe njëkohesisht për të fituar uljen e një të tretës së dënimit. Të arrestuarit e dosjes “Kashari” i kanë kërkuar togave të zeza gjykimin të shkurtuar vetëm me aktet e dosjes. Kështu 10 të dyshuarit përfitojnë nga ndërprerja e hetimeve, përballja me dëshmitarët në sallën e gjyqit dhe uljen e dënimit në masën një e treta. Por të flajën e fundit në lidhje me këtë kërkesa do ta thotë gjykata seacën e ardhshme. Kërkesa është bërë seancën e gjeshme në Gjykatën e Tiranës nga vetë të pandëhurit, por togat e zeza kanë vendosur të shprehen në seancën e radhës në lidhje me këtë kërkesë.
Dosja
Ish-punonjës të komunës së Kasharit dhe të afërm të këtyre zyrtarëve, kanë përfituar rreth 18 hektarë tokë në mënyrë abuzive. Burime nga organi i gjyqësorit bëjnë të ditur se të arrestuarit akuzohen për abuzime me pronat. Sipas kërkesës për gjykim, mësohet se këto prona u janë grabitur fshatarëve të kësaj komune, duke i shitur në disa duar e mbi të cilat janë ngritur dhjetëra biznese, ndërtime të larta dhe shtëpi private. “Nga hetimet gjashtëmujore ka rezultuar se 10 të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë të ndryshme por në mënyrë të njëjtë, kanë tjetërsuar e përvetësuar rreth 178 mijë metra katrorë truall, të “grabitura” këto në 34 raste të ndryshme. Këto prona, në bazë të ligjit 7051 për kthimin dhe kompensimin e tyre u takonin fshatarëve të Kasharit”,- thuhet në kërkesën që prokuroria ka dorëzuar në gjykatë.
Periudha
Nga viti 2000 e deri pak para arrestimit, drejtuesit e komunës së Kasharit, në mënyrë abuzive, duke falsifikuar dokumente, hartën topografike dhe shumë dokumente të tjera ua kaluan këto prona të njohurve të tyre, të cilët më pas i shisnin. Pas shitjes, përvetësuesit me letra, të ardhurat materiale të shitjes i ndanin së bashku me të tjerët, duke fituar kështu shuma të majme parash, që mendohet se kapin shifrën e 20 milionë eurove”,- thuhet në kërkesën për gjykim.
Akuzat
Ndaj 10 të pandehurve të kësaj dosjeje janë ngritur një sërë veprash penale, si “falsifikim të dokumenteve” nga personi që ka për detyrë lëshimin e tyre në 34 raste, “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsioni pasiv i funksionarit të lartë shtetëror ose të zgjedhurit vendor”; “mashtrimit me pasoja të rënda”, të gjitha këto në bashkëpunim dhe kryerjen e veprës penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale” në katër raste.
Sipas kërkesës për gjykim, Alfred Sula, në cilësinë e kryetarit të komunës së Kasharit, gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka falsifikuar dokumentet zyrtare për përvetësimin pronave të ndryshme në 13 raste dhe mban mbi supe më shumë akuza se bashkëpunëtorët e tij. Sipas kërkesës për gjykim, 177.592 metra katrorë truall janë përfituar në mënyrë abuzive nga 15 persona, në sipërfaqe të ndryshme.
Hetimet
“Nga hetimet 6-mujore, ku janë marrë në pyetje më shumë se 50 persona, janë kryer shumë sekuestrime dhe verifikime dokumentesh. Personi që ka përfituar më shumë nga këto “grabitje” pronash është i pandehuri Xhevahir Hyka, daja i kryetarit të komunës së Kasharit, Alfred Sula, i zgjedhur në zgjedhjet e fundit vendore të 18 shkurtit 2007 në këtë komunë. Në listën e të akuzuarve janë dhe Ismail Sula, me katër raste, duke u ndjekur më pas me të pandehurin Ruhi Valiasi, i cili ka përfituar prona me anë të falsifikimit në tre raste, duke vazhduar me përfituesin në 2 raste nga i pandehuri Ismet Bakalli”,- thuhet nga burimet zyrtare të prokurorisë. Dosja “Kashari”, me 10 të pandehur, tre prej të cilëve ish-kryekomunarë: Alfred Sulaj, Faik Fejza e Naim Karaj, një kryeplak dhe disa persona të tjerë, të akuzuar për disa vepra penale, si “shpërdorim detyre”, “falsifikim dokumentesh” me qëllim mbivendosjen e pronave apo shitjen e tyre personave të afërt apo miqve, jo banorë të komunës Kashar. Janë mbi 2 mijë faqe materiale, brenda të cilave janë denoncimet e 70 banorëve të komunës, ekspertizat dhe dokumente të tjera të rëndësishme, me anë të të cilave prokurori do të provojë fajësinë e të pandehurve. Operacioni “Kashari” u zhvillua në shtator të vitit të kaluar, nga ku në pranga ranë fillimisht 8 persona dhe më pas pjesa tjetër.

Të arrestuarit e “Kashari 2”

Alfred Sulaj, 33 vjeç, kryetar i komunës Kashar
Faik Fejza, 56 vjeç, ish-kryetar i komunës Kashar
Naim Karaj, 45 vjeç, ish-kryetar i komunës Kashar
Islam Shera, 65 vjeç, ish-kryeplak
Shefqet Alikaj, 51 vjeç, punonjës i kadastrës
Ismail Sulaj, 42 vjeç
Xhevair Hyka, 43 vjeç
Ilir Sula, 33 vjeç, shofer

Ky lajm është publikuar: 25/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›