Trafikonin dorgë, pranga dy personave
Autori i Lajmit: red.
Dy persona të përfshirë në trafikun e lëndëve të forta narkotike u arrestuan nga policia e Tiranës dje. Arjan Mërtiraj, 28 vjeç, lindur e banues në Vlorë dhe Ervin Faria, 30 vjeç, lindur në Fier e banues në Vlorë, janë dy persona e arrestuar. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se arresitmi i tyre është realizuar në flagrancë në sajë të zbatimit të metodave speciale të hetimit, në afërsi të stadiumit “Dinamo” në Tiranë. Mësohet se për të dyshuarit, u krye një hetim intensiv rreth 2 javor, ku u arrit të zbardhet dhe të dokumentohet tërësisht implikimi i tyre, në këtë rrjet shpërndarje. Në cilësinë e provës materiale atyre iu sekuestruan 100 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë. Ndërsa pas një kontrolli të ushtruar në banesën e 30 vjeçarit Ervin Faria në Tiranë, iu gjet dhe sekuestrua një tjetër sasi lënde narkotike e llojit Mariuanë rreth 40 gramë, një automjet tip “Benz Mercedes”, pesë telefona celularë si dhe një sasi parash, të cilat dyshohet se janë të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Antidroga e Tiranës tha se është duke bashkëpunuar me Drejtorinë e Policisë Vlorë dhe Prokurorinë e Gjyqësor Tiranë, nën dyshimet për implikimin e personave të tjerë në këtë rrjet si dhe për të verifikuar asete të mundshme të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Ky lajm është publikuar: 25/07/2008