Dosja “Meta” avokati: Hetimi nul
21/06/2011 Paraqiten në Gjykatën e Lartë mbi 10 kërkesa për pavlefshmërinë e hetimeve ndaj ish-ministrit të Ekonomisë
Fillojnë “dredhitë” e para nga mbrojtja e Prokuroria. Ja skema mbrojtëse e ish-zv/kryeministrit Meta
TIRANE-Mbi dhjetë kërkesa penale të përmbledhura në një material prej më shumë se 40 fletësh, i janë dorëzuar Gjykatës së Lartë nga avokatët mbrojtës të ish-ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta, që akuzohet për veprën penale të korrupsionit. Dy avokatët e tij Petrit Serjani dhe Gëzim Veleshnja ngritën para trupit gjykues një skemë mbrojtje, duke ‘kopjuar’ në një farë mënyre atë që dikur avokatët e mbrojtës të Lulzim Bashës, përdorën për të rrëzuar akuzën e Prokurorisë lidhur me çështjen e rrugës Durrës-Kukës. Në një argumentim dhe analizë që zgjati rreth 60 minuta, avokati i Ilir Metës; Petrit Serjani parashtroi në Gjykatën e Lartë mbi dhjetë kërkesa, të cilat sipas tij nxjerrin ‘nul’ veprimet hetimore dhe gjithë hetimin në tërësi që Prokuroria ka kryer ndaj klientit të tij Ilir Meta. Argumenti i parë që pala mbrojtëse ka paraqitur para togave të zeza ishin afatet e tejzgjatura të hetimit, duke pohuar se organi procedues ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën në lidhje me veprimet hetimore që ka kryer ndaj ish zv/kryeministrit Ilir Meta. Sipas tyre, Prokuroria nuk ka respektuar afatin tremujor për kryerjen e hetimeve që nga nisja e procedimit, si dhe ka shkelur rëndë Kushtetutën, pasi çdo hetim është ndërmarrë kur Meta kishte imunitet. Më tej avokati Serjani shtroi një sërë argumentesh të tjera ku i kërkonte gjykatës të rrëzonte si provë video-përgjimin mes Metës dhe Priftit. Kjo provë, shtoi ai, është marrë në kundërshtim me ligjet në fuqi, madje duke i shkelur ato, pasi kanë cenuar privatësinë e një individi, që në këtë rast është personi i vënë nën hetim Ilir Meta. Gjithashtu, mbrojtja i ka bërë dhe një sërë kërkesash të tjera gjykatës duke i kërkuar që gjykata të mos administrojë si prova në dosjen gjyqësore provat si: kërkesën për heqje imuniteti, kërkesën për ekspertët e huaj për të bërë verifikimin e video-regjistrimit, pyetjen e shtetasve në cilësinë e personave që kanë dijeni, komunikimi i akuzës ndaj zotit Meta dhe në fund edhe dërgimin e kërkesës për gjykim në Gjykatën e Lartë. Të gjitha këto janë bërë në mungesë të respektimit të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në shumicën e rasteve, palës mbrojtëse nuk i është marrë mendim. Për këtë gjë avokatët u ndalën në ekspertimin e video-përgjimit, ku thanë se gjatë përcaktimit të dy ekspertëve atij amerikan dhe anglez, organi procedues nuk i ka pyetur nëse ata ishin dakord apo jo për këto dy kandidatura, duke i hequr kështu të drejtën e kontestimit. Ndërsa për sa i përket përgjigjeve të ekspertizave, avokatët Veleshnja dhe Serjani sqaruan se ato kanë mangësi të dukshme për shkak se të dy ekspertët nuk kanë qenë në gjendje t’i japin përgjigje të gjitha pyetjeve të përpiluara nga prokurorët që kanë hetuar dosjen penale ndaj Ilir Metës.