E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilltarët e Berishës, rroga milionëshe, në disa poste njëherazi

TIRANË- Dëshmitë e pasurive të këshilltarëve të Berishes, desjmojne se shumica e tyre ekzistojnë edhe si kryetarë ose anëtarë të disa bordeve drejtuese të shoqërive që veprojnë me financa publike, si ujësjellësa, ARMO, Albtelekom etj.

Për 14 këshilltarët e Kryeministrit ne shqiptarët kemi harxhuar për vitin 2007, 211 milionë lekë rroga dhe pjesëmarrje nëpër borde që janë të barabarta më 2782.3 pensione qyteti, me 5564.6 pensione fshati.

Kjo eshte një përllogaritje të të gjitha të ardhurave vjetore nga Buxheti i Shtetit i 14 këshilltarëve të Kryeministrit, të ardhura të cilat kalojnë edhe ato të deputetëve.

Duke lexuar deklaratat e pasurisë të administruara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për secilin e prej tyre, del se kryeministri pavarësisht angazhimit për të luftuar korrupsionin nga zyra e vet, ka krijuar favore për të gjithë ndihmesat e vetë.

Kështu referuar pikërisht deklaratave të pasurisë rezulton se këshilltari për financat Petraq Milo përveç rrogës prej 1.3 milionë lekësh, merr në vit dhe 7.5 milionë lekë të vjetra si kryetar i Bordit të INSIG-ut Shqipëri dhe 7200 Euro si kryetar i Bordit të INSIG-ut në Maqedoni. Pra, gjithsej ai i merr shtetit 29 milionë lekë gjatë vitit 2007. Një tjetër këshilltar i superpunësuar në administratën publike është këshilltari i Kryeministrit për çështjet e arsimit Myqerem Tafaj, i cili përveç pagës prej 1.4 milionë lekësh si këshilltar merr nga honoraret si anëtar i Këshillit të Arsimit të Lartë 5.2 milionë lekë në vit. Ndërsa këshilltarja për çështjet ekonomike, Suzana Guxholli, përveç pagës prej 1.2 milionë lekësh të vjetra, i merr shtetit para edhe si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Posta Sh.A., në Shqipëri në masën e 150 mijë lekë në muaj. Ajo ka deklaruar se merr dhe 250 mijë lekë të vjetra si anëtare e bordit të “Albpetrolit” dhe 40 mijë lekë si anëtare e bordit të “Albinvest”. Ajo që bie në sy nga deklaratat e pasurive të këshilltarëve të Kryeministrit është se pavarësisht se punojnë dhe qëndrojnë çdo ditë në Tiranë, kryejnë aktivitete si drejtorë bordesh në qytete dhe rrethe të ndryshme në të katra anët e vendit. Një rast i tillë është edhe ai këshilltarit për çështjet vendore Ylli Asllani, i cili përveç pagës prej 1.4 milionë lekësh, paguhet me 229 mijë lekë si kryetar i këshillit Mbikëqyrës të ujësjellësit Lushnjë-fshat dhe me 300 mijë lekë si kryetar i këshillit Mbikëqyrës të Portit Sarandë. Gjithashtu tjetër rast përbën edhe këshilltari për NATO-n, Glori Husi, i cili është edhe kryetar bordi i ujësjellësit të Delvinës dhe atij të Sarandës.

Deklarimet

Petraq Milo

Këshilltari i Kryeministrit, përveç rrogës 13 milionë lekë si Këshilltar, i shtohen 7.5 milionë lekë si kryetar i Bordit të INSIG-ut Shqipëri. Si dhe 7200 Euro si kryetar i Bordit të INSIG-ut në Maqedoni. Për veprimtari jashtë punës së qeverisë i shtohen edhe 39860 Euro të tjera. Ai merr dhe 12 mijë euro nga interesat bankare në Francë.

Myqerem Tafaj

Si Këshilltar i Kryeministrit merr 1.4 milionë lekë në muaj. Është i punësuar me honorare dhe si anëtar i Këshillit të Arsimit të Lartë nga ku merr 5.2 milionë lekë në vit. Gjithashtu merr ndihmë për rikthimin në vend nga qendra gjermane ZAV-Frankfurt në masën e 4800 eurove në vit. Përveç këtyre merr një pagë 3400 eurove edhe nga Universiteti Hohenheimit në Shtutgart të Gjermanisë.

Neritan Sejamini

Nga puna si Këshilltar i Kryeministrit merr 1.3 milionë lekë në muaj. Merr dhe një pagë si anëtar i bordit të “Albtelekom” dhe “Eagle Mobile” në masën e 295 mijë lekëve në muaj.

Suzana Guxholli

Përveç pagës prej 1.2 milionë lekë të vjetër, i merr shtetit para edhe si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Posta Sh.A në Shqipëri në masën e 150 mijë lekë në muaj. Ajo ka deklaruar se merr dhe 250 mijë lekë të vjetra si anëtare e bordit të “Albpetrolit”. Guxholli paguhet edhe si anëtare e bordit të “Albinvest” me 40 mijë lekë.

Fatbardh Kadilli

Nga funksioni si Këshilltar i Kryeministrit, paguhet me 1.3 milionë lekë në muaj. Merr pagë prej 285 mijë lekësh në funksionin e anëtarit të Bordit të Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë “ARMO”. Të ardhurat totale, përfshi të gjitha beneficet e postit dhe të vendit, arrijnë në 64 mijë dollarë.

Ylli Asllani

Të ardhurat vjetore si Këshilltar i Kryeministrit i ka 14 milionë lekë të vjetra. Si kryetar i Këshillit Mbikëqyrës i Ujësjellësit Lushnjë-fshat paguhet me 229 mijë lekë të vjetra. Si kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Portit Sarandë paguhet me 300 mijë lekë të vjetra.

Admir Drago

Paguhet me 1.3 milionë lekë si Këshilltar i Kryeministrit. Gjithashtu, merr dhe 300 mijë lekë si trajnues i ITAP-it.

Glori Husi

Të ardhurat vjetore nga paga si Këshilltar i Kryeministrit dhe Koordinator Kombëtar për Çështjet me NATO-n i ka në masën e 1.6 milionë lekëve në muaj. Ka 264 mijë lekë të vjetra të ardhura si kryetar i Këshillit Mbikëqyrës i Ujësjellësit Delvinë dhe po aq si kryetar i Këshillit Mbikqyrës i Ujësjellësit Orikum.

Flamur Kuçi

Përveç rrogës prej 14 milionë lekësh si Këshilltar i Kryeministrit, i merr vendit si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Entit Kombëtar të Banesave 650 mijë lekë të vjetra. Merr dhe 450 mijë lekë si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›