E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja “Taçi”, Petrit Çomo gjykon agresorin e Mero Bazes

TIRANË - Petrit Çomo është emri i gjyqtarit që do të shqyrtojë dosjen në ngarkim të Rezart Taçit, Irgen Selfos dhe Bledar Lilos, të akuzuar për goditjen e gazetarit Mero Baze. Menjëherë pas mbërritjes së kësaj dosjeje në Gjykatën e Tiranës, ajo i është nënshtruar shortit, nga ku është përzgjedhur dhe emri i gjyqtarit Çomo. Tre të pandehurit akuzohen nga ana e Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “goditjes për shkak të detyrës” ndaj gazetarit Mero Baze. Sipas organit të akuzës, është arritur të provohet fakti si pronari i kompanisë “Taçi Oil” dhe “ARMO” e ka goditur gazetarin Baze dhe shkak kanë qenë emisionet dhe shkrimet që ky i fundit ka bërë në adresë të tij, duke e akuzuar atë për blerjen e parregullt të kompanisë shtetërore “ARMO”.

19 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›