Moti, dita e sotme do të shënojë temperaturat më të ulëta të vitit
Dita e sotme do të shënojë temperaturat më të ulëta të vitit, sipas parashikimit të meteorologëve. Këta të fundit njoftojnë se fundjava pritet të rezervojë një rënie të ndjeshme temperaturash, reshje të dendura dëbore në zonat malore, si dhe reshje shiu në zonat e ulëta dhe bregdetare. Sipas parashikimeve të bëra nga meteorologët, pasditja e së shtunës do të shënojë edhe temperaturat më të ulëta të vitit dhe vendi do të përfshihet nga një sistem i fuqishëm reshjesh të dendura shiu e dëbore. Reshjet e dëborës pritet të zbresin deri në zonat e ulëta të vendit. Situata e rënduar meteorologjike do të vazhdojë deri në mesin e javës së ardhshme, ndërkohë që pritet një përmirësim gradual i saj në ditën e mërkurë.
19 Dhjetor 2009