Dosja” Trebicka”, denoncimet për aferën e zyrtarëve të lartë shqiptarë
Faktet dhe dëshmitë e njeriut që shpërtheu skandalin e fishekëve. Trebicka, dëshmitar kyç i Prokurorisë dhe i Senatit Amerikan
Kosta Trebicka ka qenë i dyshuari kryesor i Prokurorisë në gjendje të dëshmonte dhe të provonte fakte abuzive në lidhje me trafikun e fishekëve dhe “gjobëvënien” që autoritetet shqiptare i bënë amerikanit Diveroli. Rritja e vlerës së municioneve që u blenë me paratë e qeverisë amerikane u krye në bazë të një marrëveshjeje të thjeshtë mes Ylli Pinarit dhe Efraim Diverolit. Biznesmeni Kosta Trebicka ka pohuar se Diveroli u takua së bashku me Pinarin në një shtëpi në Tiranë dhe iu kërkua të firmoste një kontratë direkte me MEICO-n dhe tani e tutje të gjitha materialet do të shiteshin me çmimin 26 dollarë për 1000 copë fishekë, ndërsa çmimi tjetër prej 14 dollarësh do t'i paguhej kompanisë së Delijorgjit, në mënyrë që të plotësohej totali i 40 dollarëve, të cilat kompamisë “AEY” po i merreshin nëpërmjet "EVDIN", ka pohuar Trebicka. Biznesmeni që denoncoi aferën e armëve shqiptare drejt Kabulit është marrë në pyetje për 6 orë në prokurori pak kohë më parë.
Dëshmia
Kosta Trebicka është marrë në pyetje në cilësinë e deklaruesit dhe personit që ka dijeni për çështjen, për të ndihmuar hetimin e tregtisë së fishekëve shqiptarë drejt Afganistanit. Atij i janë drejtuar disa pyetje radhazi për takimet që kishte pasur me ish-ministrin Mediu dhe rolin e këtij të fundit në kontratën e lidhur me kompaninë “AEY” për furnizimin me armatim të ushtrisë së Afganistanit. Mësohet se Kosta Trebicka i ka dorëzuar bisedat e përgjuara mes tij dhe Diverolit si dhe dokumentet që lidhen me abuzimet që ai ka denoncuar. Dëshmia e Trebickës për prokurorët është e vlefshme dhe ishte në proces verifikimi, pasi në deklarimet e tij përmendet edhe emri i Mihal Delijorgjit, i cili është arrestuar si njëri prej përgjegjësve për tragjedinë e Gërdecit.
Trebicka
Megjithëse historia e tregtisë së dyshimtë të fishekëve nga Shqipëria drejt Afganistanit gëlonte prej disa muajsh në qarqet politike, Kosta Trebicka u bë personazh publik vetëm pas tragjedisë së rëndë të Gërdecit. Në vitin 2007 ai është kontraktuar nga kompania amerikane “AEY”, e cila drejtohej nga 22-vjeçari Efraim Diveroli, për të bërë paketimin e municionit. Por gjatë fazës së parë të punës Trebicka mësoi se futja në skenë e kompanisë "EVDIN", me administrator Henri Tomein, kishte shkaktuar dyfishin e çmimit, fakt të cilin ia bën me dije Diverolit. Pas këtij momenti Trebicka është shmangur nga zbatimi i kontratës, proces pune të cilën MEICO "ia dhuroi" Delijorgjit, duke bindur edhe pronarin e “AEY”-së. Historia bëhet edhe më e rëndë kur Diveroli vjen në Shqipëri për të negociuar një çmim të dytë e kur në një takim të fshehtë me Pinarin, Delijorgjin dhe me një djalë të moshës 27-30-vjeçare, atij i kërkohet ndërhyrja e firmës “Evdin”. "Kjo punë ka shkuar shumë larg, te djali i kryeministrit", - thotë Diveroli në bisedën e përgjuar nga Trebicka, duke i pohuar këtij të fundit se djalin e panjohur ia kishin prezantuar si Shkëlzen Berisha.
13 Shtator 2008