E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Gjyqtaret e prokuroret verifikim akuzave te politikes

16/09/2010Presidenti i Republikes ne cilesine e kreut te KLD-se inkurajon drejtesine te veproje

TIRANE- Presidenti Bamir Topi ka shtuar tonet e ashpra ndaj sistemit te drejtesise duke i kerkuar njerezve te ketij sistemi qe te mos qendroje indiferente ndaj akuzave publike qe jane duke u bere mes dy kampeve politike PD dhe PS. Kreu i shtetit ngriti zerin duke shtuar se gjyqtare dhe prokurore te verifikojne keto akuza dhe me pas te informojne publikun mbi perfundimin e ketij procesi. Deklarata e Topit u be gjate zhvillimit te mbledhjes se Keshillit te Larte te Drejtesise ku kreu i shtetit terhoqi vemendjen se organet e hetimit dhe gjykimit duhet te jene profesionale kur behen akuza te tilla publike. Sipas Topit sistemi i drejtesise duhet te jete me i vemendshem duhet te jete me i kujdesshem duhet te jete me profesional duhet te demonstroje me shume protagonizem ne momentin kur akuzat shfaqen sheshit kur akuzat pa i paragjykuar jepen ne menyre te ndersjelle ne publik dhe publiku me te drejte kerkon te jete jo vetem i informuar por kerkon te dije se ku eshte drejtesia. Kjo nuk do te thote qe nga kjo tavoline une deshiroj ti mesoj rrugen sistemit te drejtesise por sistemi i drejtesise nuk mund te rrije si spektator dhe ketu e kam fjalen per te gjitha hallkat e sistemit te drejtesise. Ndoshta akuzat jane politike ndoshta akuzat reciprokisht mund te jene dhe te pabazuara ndoshta akuzat mund te kene dhe argumente dhe kete nuk e kam thjesht per protagonistet kryesore u shpreh Presidenti Topi.

Vetem 5 e gjyqtareve te kualifikuar shkelqyer

Kreu i KLD-se etiketon korrupsionin ne gjykata

Presidenti i Republikes Bamir Topi njekohesisht kryetari i KLD-se gjate fjales se tij nuk ka lene pa permendur edhe korrupsionin ne gjykata qe sipas tij cdo vit po shenon rritje. Sipas Topit personat e perfshire ne afera te dyshimta dhe me moral te cenuar nuk kane vend ne gjykata apo ne Prokurori. Kreu i shtetit permendi se abuzimet me te medha te gjyqtareve evidentohen ne ceshtjet e pronave. Kete fakt ai e mbeshteti mbi numrin e larte te letrave qe mberrijne nga qytetaret ne zyren e tij te cilet tregojne abuzimet dhe shumat e parave qe duhet te japesh ne gjykate per te marre drejtesine. Nga nje studim i kryer pak kohe me pare rezultoi se shkalla e profesionalizimit te gjyqtareve eshte shume e ulet pasi vetem 5 e tyre jane kualifikuar me noten shume mire. Kjo eshte nje shifer teper e vogel ne krahasim me palen tjeter qe nuk permbush kriteret e profesionalizmit ne gjyqesor. Duke marre shkas nga kjo situate KLD u mblodh dje me qellim diskutimin e procesit te vleresimit te gjyqtareve nje proces qe pritet te jete shume pozitiv ne rritjen e performances se pushtetit gjyqesor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›