Dosja e "Qafë-Gjashtës", revoltohen dëshmitarët
Revoltohen dëshmitarët gjatë seancës gjyqësore në ngarkim të
bandës së Qafë-Gjashtës. Shtatë dëshmitarët të cilët u paraqitën
pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje
me masakrën e 4 marsit të vitit 1997, u revoltuan para trupit gjykues,
pasi mësuan se seanca do të shtyhej për javën tjetër për shkak të mungesës
së avokatëve. Sipas dëshmitarëve, ata kanë udhëtuar nga Saranda
në Tiranë për të dëshmuar prej dhjetë seancash dhe nuk po merren në
pyetje nga togat e zeza. Ndërkohë, ata janë shprehur se nuk do të vijnë
javën e ardhshme për të dhënë dëshmitë e tyre. Shtatë dëshmitarët janë
shprehur se nuk kanë mundësi financiare të vijnë nga Saranda në Tiranë
çdo javë, pasi shteti nuk ua paguan as hotelin dhe as biletat e
udhëtimit. Sipas njërit prej dëshmitarëve, 10 mijë lekët që merr si pension
nuk i dalin, për të ardhur çdo javë në Tiranë, pasi vetëm fjetja në
hotel i kushton 3 mijë lekë. Shtatë dëshmitarët e masakrës së Qafë-Gjashtës,
kanë lënë sallën e gjyqit për të mos u kthyer më siç premtuan.