E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga dy djemve të policit, keqtrajtuan një 21-vjeçar

Djemtë e një polici në Komisariatin e Fierit janë vënë në pranga në
orët e para të mëngjesit të djeshëm, pasi kanë rezultuar autorë
të plagosjes së një 21-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e
së martës dhe autorët janë zbuluar disa orë pas krimit. Sipas burimeve
zyrtare të policisë së Fierit, Olsi dhe Skerdi Dervishi, 23 dhe 22 vjeç janë
banorë të lagjes "1 Maj" në qytetin e Fierit dhe sipas burimeve zyrtare të
policisë janë djemtë e një efektive të Komisariatit të Fierit. Ata akuzohen
se mbrëmjen e së martës, i kanë zënë pritë 21-vjeçarit Anastas Furxhim,
të cilin e kanë qëlluar pesë herë me thikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›