E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja e veshkave

Në klinikën private “Medicus”, në vitin 2008, dyshohet se janë kryer 19 operime të nxjerrjes së veshkave dhe 10 trasplante. Personat, në cilësinë e dhuruesve dhe përfituesve, janë nga nacionalitete të ndryshme, duke përfshirë edhe shqiptarë. Dyshohet se për një veshkë, një gjerman ka paguar mbi 80 mijë euro. EULEX-i tashmë ka përgatitur dosjen për këtë çështje dhe shpejt pritet të mbahet seanca e parë. Nga Jeton Musliu më 05 maj 2011 në ora 08:07

Fija e rastit “Medicus” duket se nuk mbaron vetëm me Turqinë dhe Kosovën. Ajo zgjatet deri në Gjermani. Dyshohet se për një transplant të veshkës janë paguar mbi 80 mijë euro.

Për më tepër, dyshohet se hetuesit e EULEX’it nuk kanë gjetur vetëm një rast të transplantimit ilegal të veshkës, por në këtë klinikë private, lista e atyre që kanë dhënë dhe marrë këtë organe, është goxha e gjatë.

Operimet në këtë klinikë private dyshohet se janë bërë nga marsi deri në shtator 2008. Madje në disa raste, brenda një dite kanë ndodhur edhe nga dy transplante.

Në ditën kur EULEX-i ka deklaruar se është ngritur aktakuza ndaj disa personave në lidhje me këtë rast, kanali i dytë i televizionit publik gjerman, ZDF, ka transmetuar një kronikë për këtë çështje.

Madje, në emisionin “Frontal 21” thuhet se së paku një veshkë e siguruar në spitalin “Medicus” në Prishtinë, në vitin 2008, ka mbërritur në landin Nordrhein Westfallen (NRW).

Televizioni ka shfaqur në fragmente të shkurtra edhe disa pjesë të dosjes së EULEX-it në lidhje me këtë çështje, duke saktësuar se transplantimet janë ilegale dhe konsiderohen si vepra penale edhe në Kosovë.

Kështu, sipas dosjes së EULEX-it, transplanti i parë në këtë klinikë është kryer më 8 mars 2008, kurse dhuruesi ka qenë personi me emrin Tasim, ndërsa marrësi personi me emrin Bamu.

Ekipi i mjekëve që ka kryer këtë transplant, sipas dosjes së EULEX-it, ka qenë kirurgu turk, Yusuf Sonmez, kolegu i tij kosovar, Lutfi Dervishi, si dhe mjeku me emrin Driton.

Përveç tyre, gjithashtu në këtë listë ndodhen edhe mbiemrat e anesteziologëve, si dr. Sokoli, dr. Syla dhe dr. Islami.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›