Dosja italiane: Bare, kontakte me politikanë shqiptarë
Nëse Bare do të ekstradohej në Itali, kreu i bandës së Lushnjës do të akuzohej për trafik droge në bashkëpunim. Një vit më parë drejtësia italiane ka përfunduar hetimet përreth 40 anëtarë të Bandës së Lushnjës. Hetimet italiane nisën rreth vitit 2002, ku u konkretizuan në muajt e parë të 2006-ës. Operacioni përfundoi me arrestimin e Enver Dondollakut, i cili, sipas informacioneve të para, ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke treguar trafikun e drogës nga "kapoja" i tij, Aldo Bare. Sipas provave, rezulton se droga vinte nga Lindja dhe përfundonte në Turqi. Më pas, nëpërmjet vendeve ballkanike, përfundonte në Itali dhe merrej nën administrim nga krahu i djathtë i bandës së Lushnjës, Enver Dondollaku.
Hetuesit e antimafies së Torinos, të ndihmuar nga Shërbimi Sekret Ushtarak i Italisë (SISMI) kanë mbledhur të dhëna se kreu i këtij rrjeti, i cili merrej me trafikun e heroinës dhe kokainës nga Turqia në Itali, është Alfred Shkurti, i njohur dhe si Aldo Bare. Sipas hetimeve italiane, ai ka pasur si garanci për trafikun ndërkombëtar të drogës edhe disa politikanë. Sipas antimafies torineze, provat në dosjen ndaj 40 anëtarëve të bandës së Aldo Bares, që i është deleguar gjykatës, janë grumbulluar nga përgjimet telefonike. Prej tyre, është kuptuar ekzistenca, në shumë rajone të Veriut (Itali), në veçanti në Piemonte, e një grupi shqiptarësh, të cilët fusnin në treg heroinë dhe kokainë. Sipas të dhënave, grupi i referohej një bande të rrezikshme të krijuar në Shqipëri, kreu i së cilës, është arrestuar në Turqi dhe për të cilin kanë kërkuar ekstradimin. Por një nga vështirësitë e hetimit në Itali ishte se Bare nuk ka qenë kurrë në Itali dhe në lojë është futur Shërbimi Sekret italian. Sipas italianëve, në disa raste Aldo Bare ka ndërhyrë në Shqipëri, ku ka ndërmarrë aksione për të "eliminuar" personazhe të pakëndshme ose konkurrentë. Shkurti, sipas dosjes së antimafies torineze, akuzohet se është shef i Bandës së Lushnjës dhe ka arritur të kushtëzojë edhe disa ambiente institucionale shqiptare, falë edhe kontaktit me persona nga bota e politikës.