Dosja ne gjykate, Sefgjini ne detyre
Edhe pse prej dy javesh Prokuroria e Krimeve te Renda ka deklaruar publikisht se ka marre te pandehur per rrembimin e Remzi Hoxhes, edhe drejtorin e Pergjithshem te Tatimeve, Arben Sefgjini, asnje akt doreheqjeje nuk ka pasuar kete hetim. Nje nga kater te pandehurit e akuzuar per rrembimin e me pas torturimin e biznesmenit 42-vjecar vazhdon te jete ne detyren e kryetatimorit, ndersa eproret e tij e cilesuan nje akt qe duhet ta ndermarre vete zyrtari dhe qe ligjerisht nuk mund te largohej me firme. Sefgjini pritet te paraqitet ne Gjykaten e Krimeve te Renda seancen e pare gjyqesore ne ngarkim te tij. Nderkohe qe gjykata i ka kufizuar ketij te fundit te drejten per te dale jashte vendit tone, duke i bllokuar pasaporten, kurse procesi zhvillohet ne gjendje te lire.