Zbardhet vendimi i gjykates per gazetarin
Vrasja e gazetarit dhe vendimi i gjykates
Zbardhet vendimi i dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet, me daten 27 prill te vitit 1998, ne lidhje me vrasjen e gazetarit kosovar, Ali Ukaj. Gazeta "Koha Jone" ka siguruar kete dokument ligjor dhe po e boton te plote per lexuesit e saj. Ne vendim flitet per ngjarjen dhe per denimin e te pandehurit si autor, Selman Ukes, kusheri i pare i viktimes, e denimin e tij me qendrim ne Spitalin Psikiatrik te Elbasanit, ku do te kurohej ne lidhje me semundjen mendore. Gazetari 26-vjecar u gjet i pergjakur me 29 korrik 1997, ne banesen e tij ne Tirane, ku vazhdonte vitin e katert te deges Gazetari dhe priste te diplomohej. Ai gjithashtu punonte dhe si gazetar ne nje te perditshme shqiptare, nderkohe qe hetuesit kane rihapur dosjen dhe hedhin dyshime per lidhje te kesaj ngjarjeje me rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha ne vitin 1995.
GJYKATA E RRETHIT TIRANE E PERBERE PREJ:
Artan ZENELI / Gjyqtar
Medi BICI / Gjyqtar
Sokol COMO / Gjyqtar
Asistuar nga sekretarja Ikbale Luka, me pjesemarrjen e prokurorit Dritan Ribaj, ne Tirane, me 27.04.1998, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore me dyer te hapura ceshtjen penale qe i perket:
TE PANDEHURIT: Selman Ukaj, i biri i Bajramit dhe Tixhes, 1951, lindur ne Lumbardhe, Komuna Decan Kosove dhe banues ne Zvicer, i martuar me arsim 8-vjecar, me kombesi shqiptare, mbrojtur nga avokat Hysni Beti.
AKUZUAR: Per vepren penale te vrasjes me dashje te parashikuar nga neni 76 i K. Penal.
Ne perfundim te gjykimit gjykata pasi degjoi prokurorin qe kerkoi: Caktimin si mase mjekesore per te pandehurin Selman Ukaj ate te mjekimit te detyruar ne nje spital psikiatrik, degjoi avokatin mbrojtes te pandehurit qe kerkoi te caktohet si mase mjekesore ajo e mjekimit te detyruar ambulator.
VEREN:
Se i pandehuri Selman Ukaj eshte akuzuar per vepren penale te "vrasjes me dashje" parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal ne rrethanat si me poshte: ne date 29. 7. 1997, rreth ores 00:30, i pandehuri Selman sapo ishte kthyer me viktimen Ali ne banesen e ketij te fundit. Kane vene re se banesa ishte bere rremuje dhe orendite, sendet e shtepise nga vjedhesit. Midis te pandehurit dhe viktimes ka filluar nje konflikt per shkak te pasaportave personale te tij dhe te afermve te te pandehurit Selman, te cilat nuk po i gjenin. Ne grindje e siper, i pandehuri Selman ka goditur viktimen me sende te forta ku sipas aktit mjeko-ligjor i eshte shkaktuar vdekja. Pas momentit te goditjes, i pandehuri ka filluar te bertase, duke e mbajtur per shume kohe viktimen ne preher. I pandehuri nuk ka levizur nga banesa deri kur eshte lajmeruar policia dhe e kane arrestuar.
Ne kushtet e mesiperme, i pandehuri i eshte nenshtruar nje ekzaminimi te gjate spitalor psikiatrik, duke u kryer akte ekspertimi nga nje grup i gjere ekspertesh psikiater nga ku ka rezultuar se i pandehuri Selman Ukaj ka paraqitur crregullime te stresit postraumatik dhe se vepren penale per te cilen ai akuzohet e ka kryer ne kushtet e afektit patologjik ku erresimi i vetedijes me axhitim psikomotor ka cuar ne prishjen teresisht te ekuilibrit te tij mendor dhe per pasoje nuk ka qene ne gjendje te kontrolloje veprimet e tij.
Sa me siper ekspertet kane arritur ne konkluzionin se i pandehuri nuk eshte i pergjegjshem per vepren penale te kryer.
Ne keto kushte gjykata duke pare rrezikshmerine e madhe te vepres se kryer dhe te vete personit cmon se ndaj tij duhet te merret nje mase mjekesore ajo e mjekimit te detyruar ne nje institucion psikiatrik.
PER KETO ARSYE:
Gjykata bazuar ne nenin 46/2 te Kodit te Procedures Penale
VENDOSI
Pranimin e kerkeses.
Caktimin e mases mjekesore mjekimin e detyruar duke e shtruar te pandehurin ne nje institucion psikiatrik.
Kunder vendimit mund te behet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane brenda 10 diteve, duke filluar ky afat nga e nesermja e shpalljes se vendimit.
U shpall ne Tirane, me 27. 04. 1998
GJYQTAR
ARTAN ZENELI
SEKRETARE
IKBALE LUKA
Si u vra gazetari 26-vjecar
Krimi do te trondiste rrethin e gazetareve qe punonin gjate asaj kohe, duke hedhur dyshime per nje akt te qellimshem qe lidhej edhe me investigimin e Ali Ukaj me rrembimin e Remzi Hoxhes. Sipas hetimeve te policise, rreth ores 00:30, te dates 29 korrik 1997, Selman Ukaj sapo ishte kthyer me viktimen, Ali Ukaj, ne banesen e ketij te fundit, pasi kishin qendruar bashke gjate gjithe dites. Kane vene re se banesa ishte bere rremuje. Midis te pandehurit dhe viktimes ka filluar nje konflikt, per shkak te pasaportave personale, derisa perfundon ne vrasje.