E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria deshton per Al Kadi, terhiqet nga deshmitaret

Prokuroria e Krimeve te Renda deshton ne sigurimin e fakteve nga 25 deshmitare, ne ngarkim te te pandehurit Hamzeh Abu Rayyan, administrator i 19 bizneseve te sheikut arab, Yassin Al Kadi, i skeduar ne listat e terrorizmit global. Dje, ne seancen gjyqesore ne ngarkim te jordanezit, i akuzuar per "fshehje te fondeve dhe pasurive, ndaj te cilave zbatohen masat kunder financimit te terrorizmit", pas degjimit te deshmitarit te radhes, i cili nuk provoi asgje ne lidhje me akuzen qe rendonte mbi Rayyan, prokurori ka vendosur te heqe dore nga deshmitaret e tjere dhe te kaloje ne provat shkresore. Nderkohe qe seanca gjyqesore eshte shtyre per te vazhduar me deshmitaret e mbrojtjes. Se seancen e radhes, mbrojtja do te paraqese kerkesat e saj ne lidhje me dy deshmitare, pikerisht ministri Ridvan Bode, si dhe Arben Malaj, te cilet do te japin shpjegime per te gjitha pyetjet qe do te ngrihen dhe qe perbejne interes per ceshtjen. R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›