Gjykata vendos seancen per 4 ish-SHIK-asit
Redinalda Caushaj
Rrembimi dhe me pas torturimi me pasoje vdekjen e biznesmenit Remzi Hoxha, hyn ne rrugen e procesit gjyqesor, ku kater te pandehurit jane ish-zyrtare te SHIK-ut. Gjykata e Krimeve te Renda caktoi dje 16 majin e ketij viti, si diten kur do te zhvillohet seanca e pare gjyqesore. Te akuzuarit per zhdukjen e 42-vjecarit shqiptaro-maqedonas, pritet te perballen me 4 prokuroret e dosjes dhe akuzat e ngritura. Prezent do te jene edhe avokatet e tyre, nderkohe qe, sipas ligjit, ne seancen e pare kerkohet prania e te pandehurve, pavaresisht se gjykohen ne gjendje te lire. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare te institucionit gjyqesor, nderkohe qe pritet te vendoset dhe thirrja e deshmitareve te te dy paleve per dosjen me mbi dhjete fashikuj.
Pasi trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Xhelal Elezi, eshte njohur me dosjen, si dhe ka arritur te gjeje adresat e te pandehurve, ka vendosur te caktoje daten e pare te seances gjyqesore. Kater te pandehurit: Arben Sefgjini, ish-drejtues i deges se SHIK ne Tirane, aktualisht drejtor i Pergjithshem i Tatimeve; Ilir Kumbaro, drejtues ne SHIK, ne kerkim, Avni Koldashi e Budion Mece, ish-inspektore te ketij institucioni, do te gjykohen ne gjendje te lire. Ata pritet te jene te pranishem ne seancen e pare gjyqesore, ne banken e te pandehurve, por, ndryshe nga te ndaluarit, do jene pa pranga ne duar dhe do qendrojne jashte kafazit. Pasi te hapet seanca e pare, te dyshuarit, per te cilet e njejta ceshtje eshte pushuar ne vitin 2003, do te njihen edhe me akuzat. Por, nga ana tjeter, pritet dhe reagimi i avokateve mbrojtes, qe do te deklarojne pretendimet e tyre per kete ceshtje. Provat dhe lista e deshmitareve do te dorezohen gjate kesaj seance, qe perfshijne materiale nga dita e pare e rrembimit, 21 tetori i vitit 1995, ne rrugen "Siri Kodra" dhe deri ne dergimin e 42- vjecarit ne Vain te Lezhes, ku mendohet se eshte torturuar me pasoje vdekjen. Kater do te jene prokuroret qe do te perballen me ish-SHIK-asit e akuzuar dhe hetuar prej tyre per 11 vite me radhe.
Ngjarja per te cilen akuzohen kater te dyshuarit ka ndodhur me 21 tetor te vitit 1995, ne afersi te punishtes duralumineve "Albatros", ne rrugen e Frigoriferit, afer Stacionit te Trenit ne Tirane. Remzi Hoxha, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopulli jane rrembyer me nje automjet qe pas verifikimeve rezultoi se ishte i SHIK-ut dhe ne menyre te dhunshme jane cuar ne nje ndertese te institucionit. Nderkohe qe urdhri mesohet te jete dhene nga ana e Sefegjinit dhe Kumbaros. Pasi jane torturuar me qellim nxjerrjen e informacioneve qe dispononin, Sefegjini ka dhene urdher te liroje Loshaj dhe Kristopullin, nderkohe qe Hoxha dyshohet se u ka mbetur ne duar pas dhunes se rende fizike. Me pas Hoxha eshte derguar ne Vain te Lezhes, ku dhe mendohet te jete varrosur. Pese vite me pare prokuroria ka pushuar keto vepra penale, per shkak te mungeses se provave. Por rindertimi i ngjarjes nga deshmitaret kryesore ka cuar ne zbardhjen e plote te kesaj dosjeje. Dy do te jene deshmitaret kyc te ketij procesi, Avdyl Loshaj e Ziso Kristopulli, te cilet do te rindertojne ngjarjen ne seancen gjyqesore, kur te thirren nga prokuroret e ceshtjes. Kater te pandehurit, te cilet gjykohen ne gjendje te lire, akuzohen per veprat penale te "rrembimit te personit" si dhe te "tortures me pasoja te renda".