Grate dhe femijet nen dhune, policia merr 110 ne mbrojtje
Dhuna ne familje merr permasa te frikshme per policine e kryeqytetit. Vetem tre muaj pas ngritjes se Seksionit per Mbrojtjen e te Miturve dhe Dhunes ne Familje, numri i personave qe jane marre nen kujdesin e uniformave blu ka shkuar ne 110. Shkak jane bere denoncimet e grave dhe femijeve per keqtrajtime fizike nga bashkeshortet apo baballaret, deri me pasoja te renda. Shifra eshte bere e ditur gjate dites se djeshme nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes. "Permes krijimit te kesaj zyre, nga evidentimi i rasteve eshte vene re, se dhuna ne familje eshte nje fenomen negativ ne shoqerine shqiptare dhe shfaqet me te gjitha format e saj, deri ne ekstrem, duke u bere gjithmone e me i ndjeshem ne mbare opinionin", thane zyrtare te policise. Ligji i ri per Dhunen ne Familje, ka ndeshkuar deri me tani mbi 100 persona dhe po kaq jane marre ne mbrojtje nga policia qe i ka larguar nga rreziku qe shfaqej ne te gjitha format, dhune fizike, seksuale, psikologjike dhe ekonomike. Pergjate ketij 3-mujori, nga bashkepunimi i seksioni dhe uniformat blu, jane plotesuar 110 padi, ku kane siguruar mbrojtjen e po kaq personave dhe me pas strehimin e tyre pas bashkepunimit me Shoqatat Jofitimprurese.
Shkaqet, ekonomia, alkooli e droga
Faktoret qe ndikojne ne perhapjen e ketij fenomeni jane ato ekonomike, kulturore, abuzim me vese te ndryshme, si alkooli, droga etj. Ky konkluzion jepet nga zyrtare te policise qe kane analizuar shkaqet per cdo rast denoncimi qe eshte bere ne komisariatet e Tiranes. Pikerisht per te minimizuar kete fenomen, eshte duke u bashkepunuar me nje sere Shoqatash Jofitimprurese, te cilet ndihmojne duke dhene asistencen e tyre.
A.Cena