E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja "Kleçka", në paraburgim ish- ushtarët e UÇK-së

PRISHTINE- Gjykata e Qarkut në Prishtinë i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së prokurorit të EULEX-it Mauricio Salustra për zgjatjen e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak për 8 personat e arrestuar 3 muaj më parë nën dyshimin për krime lufte.

Personat, të cilët po mbahen në paraburgim dhe arrest shtëpiak janë; komandanti i policisë së Kosovës në Prizren Nexhmi Krasniqi, Shaban Shala, Osman Hoxha, Naser Shala, Besim Shurdhaj, Behlul Limaj, Sabit Shala, Refki Mazreku dhe Arben Krasniqi.
Që të gjithë këta dyshohet se gjatë vitit 1998 kanë torturuar dhe vrarë civilë serbë e shqiptarë në Kleçkë të Malishevës.

Vendimi është konfirmuar nga pala mbrojtëse e të dyshuarve dhe zyrtarët e EULEX-it. Vendim vjen dy ditë pasi një panel gjyqtarësh kishte mbajtur seancën vlerësuese rreth zgjatjes ose jo të paraburgimit sipas kërkesës së prokurorisë.

Në këtë hetim është i përfshirë edhe deputeti dhe nënkryetari i PDK-së Fatmir Limaj.

Mahmut Halimi, njëri nga avokatët e të dyshuarve, Nexhmi Krasniqit, ka thënë se do të ankohen në kolegjin e gjykatësve.
(s.g/rtk/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›