E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosjet, Berisha: Opozita të sjellë emrat

 

Në pritje të hyrjes në fuqi të ligjit të Dosjeve, Kryeministri Berisha i bën thirrje opozitës të bëhet pjesë e këtij procesi. Në mbledhjen e grupit parlamentar dem-okrat, kreu i qeverisë i PS-së, që të çojë emrat për ngritjen e komisionit, që do verifikojë zyrtarët e lartë. "Dua të ftoj opozitën të bëhet pjesë e Komisionit të Verifikimit të Figurës së Zyrtarëve të Lartë në zbatim të ligjit të lustracionit. Unë i drejtoj kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama një thirrje të hapur dhe të sinqertë, pavarësisht qëndrimeve që ka mbajtur", u shpreh kreu i qeverisë. Në të njëjtën kohë ai i ka drejtuar edhe dy pyetje kreut të opozitës. "Përpara se të vendosë për qëndrimin kundër zbatimit të ligjit të lustracionit, e ftoj z. Rama të shtrojë para vetes në mënyrë qytetare vetëm dy pyetje. Pyetja e parë: A përbëjnë krimet e regjimit totalitar të Enver Hoxhës, krim kundër njerëzimit apo jo? Dhe së dyti: A duhen dënuar krimet kundër njerëzimit?", vijoi më tej Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›