E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhufi: Berisha jo presion Kushtetueses

 

LSI i bën i thirrje Kryeministrit Sali Berisha, që të mos ushtrojë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Dosjeve. Nënkryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi në konferencën për shtyp deklaroi se "pas destabilizimit të institucionit të Prokurorisë, me Ligjin dhe me presionet politike mbi këtë institucion, Qeveria Berisha ka nisur kështu betejën për të kapur ose për të shpartalluar edhe repartin e fundit të sistemit të Drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese". "LSI denoncon ashpër këtë revansh të qeverisë Berisha kundër institucioneve dhe kundër vetë shtetit të së drejtës, që nisi me ndryshimet kushtetuese dhe që po detajohet tani në goditjet një për një, kundër organeve kushtetuese. LSI denoncon ashpër të gjithë ata që iu bashkuan Qeverisë Berisha në këtë vepër shkatërrimtare, që po e çon përsëri vendin drejt dilemës: demokraci apo diktaturë", deklaroi Xhufi. LSI do të ndërmarrë të gjitha iniciativat politike për të bërë të dështojë edhe kjo tentativë për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›