Dosjet, Berisha optimist, ul tonet me Topin, "respektoi Kushtetutën"

>Kryeministri u shpjegon studentëve ligjin e lustracionit dhe u përshkruan regjimin komunist
Një ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit të lustracionit dhe heshtjes së Presidentit Topi, ka reaguar nga Elbasani kryeministri Berisha. Sipas tij ai ka zbatuar të drejtën e tij kushtetuese. Nuk kam ndonjë koment të veçantë për qëndrimin e zotit President, ai ka bërë zgjedhjen e vet, ka ushtruar të drejtat e tij kushtetuese, pasi në Kushtetutë Presidenti një ligj e firmos, ia kthen parlamentit ose nuk shprehet, ndër tre variantet ka përzgjedhur variantin e mosshprehjes, vlerësoi Kryeministri në përgjigje të një pyetje të studentëve.
Berisha: Ja pse duhej ligji
Një nga motivet më kryesore që unë insistova për votimin e ligjit keni qenë ju dhe, para së gjithash, ju të rinjtë e Shqipërisë. Ju të dashur studente dhe studentë, nuk keni kaluar një ditë në diktaturë. Keni pasur fatin e madh. Me asgjë nuk mund të përshkruhet sistemi që kaloi ky vend për shumicën e popullatës. Nuk po ndalem tek pushkatimet, burgjet , kampet e përqendrimit, por ju ftoj të shkoni një ditë në Gjinar, në Labinoit dhe të bisedoni me ta. Ne që jetonim në qytet ishim fatlumë, në raport me ata që jetonin në fshat. Po marr vetëm aspektin e ushqimit"- tha Berisha.
Duke folur për varfërinë që solli regjimi komunist, Berisha ta se "Ishim fatlum sepse kishim triska, por shumica e shqiptarëve, por në mënyrë të veçantë ata që jetonin në fshat, kanë përjetuar urinë dhe sëmundjet e lidhura me të, të atilla që s`i kanë përjetuar kurrë në ekzistencën e tyre. Ata nuk kishin asgjë përveç misrit, kripës dhe së shumti një litër vaj dhe një kg sheqer. Kam shkuar në vitin 1986 në Peshkopi si mjek. Jam shokuar, sepse gjeja me dhjetëra raste të sëmurë me pelagër. Kjo është sëmundja e bukës së misrit. Kur nuk ha gjë tjetër përveç bukës së misrit, ajo bëhet vdekjeprurëse, për shkak të një defiçiti të tmerrshëm të vitaminave që krijohet. Ky ishte sistemi që lamë pas".
Ligji garanton të drejtat e njeriut
Duke mbrojtur ligjin, Berisha tha se qëndrimi i PD ishte vazhdimësi të ligjit të lustracionit të vitit '95. "Në 1995 bëra këtë ligj që është absolutisht anti-hakmarrje. Ka një dallim mes demokracisë dhe diktaturës. Diktatura është urrejtje dhe hakmarrje, demokracia është mirëkuptim, kompromis, pajtim. Këto janë nga ana e vlerave. Që ju të keni në krye të sistemit të drejtësisë vetëm ata të cilët i kanë duart e tyre të lyera me gjak, kjo nuk mund të pranohej më tutje. E vura ligjin në 1995, mora variantin çek, u përkthye dhe u zbatua. Ligji çek ishte miratuar në 1991, ishte vlerësuar kushtetues nga Gjykata Kushtetuese e Çekosllovakisë"-shpjegoi Berisha. Në vitin 1996, Këshilli i Europës miratoi platformën e lustracionit, e cila theksonte; e para, do të duhet të bëhet drejtësi retroaktive, e dyta duhet të konsiderohet krim edhe ajo që gjatë diktaturës ka përbërë krim, por ka qenë një e drejtë në një shoqëri të lirë dhe, e treta, nuk mund të përdoren metodat e përparshme ndaj atyre që lustrohen. Ky është një kufizim i përkohshëm të drejtash dhe, çështë e vërteta nuk ka vend në botë që s`ka bërë kufizime të përkohshme dhe ky është një kufizim minimal i një grupi shumë të vogël. Duke komentuar problemet e ligjit ne raport me drejtesinë Berisha tha se "Përse u dashka që drejtësia shqiptare të mos drejtohet nga 760 prokurorë apo gjykatës që kanë lidhje me të shkuarën aq sa keni ju, por duhet të drejtohet nga ata që varën në sheshet e Shqipërisë në vitin 88, apo që urdhëruan lidhjen me tela me gjemba dhe zvarritjen në rrugët e Shkodrës?. Dhe kjo vetëm se ai njeri, në moshën tuaj, kishte kërkuar të dilte jashtë kufirit". Sips tij, Ligji për lustracionin nuk është një ligj për hakmarrje, por një ligj që do të kalojë në një proces tërësisht transparent, garantoi të enjten nga Elbasani Kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi që zhvilloi me studentë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani". Ligji, tha ai nuk do të ketë asnjë lidhje me ndonjë lloj hakmarrjeje, sepse ata që preken nga ky ligj do të kenë të drejtë të shkojnë në tre shkallët e gjyqësorit, do të kenë të drejtë t`i drejtohen Strasburgut për të paditur qeverinë dhe parlamentin shqiptar".
*******************************************************
Të përndjekurit zhgënjehen nga qendrimi i Presidentit
Hyrja në fuqi e ligjit për pastërtinë e figurave, pa dekretin e Presidentit ka ngjallur reagimin e ish-të përndjekurve. Vendimi i Presidentit për të mos u shprehur, duke mbajtur qendrim abstenues për ligjin që kaloi në Parlament vetëm me votat e maxhorancës, sipas Agim Mustës, tregon se kreu i Republikës nuk mbajti premtimet e bëra për të mbështetur interesat e ish-të përndjekurve.
Pas hyrjes në fuqi të ligjit pritet që Parlamenti të miratojë ngritjen e Autoritetit të Kontrollit të figurave, i cili në përbërje të tij, ka 5 antarë të cilët propozohen 2 nga maxhoranca 2 nga opozita dhe kryetari me konsensus. Të majtët kanë deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e një autoriteti të till dhe për këtë ligji, parashikon që vendet e mbetura vakant për mungesë propozimesh, Kuvendi emëron antarët përkatës me propozime të ardhura nga shoqëria civile. Autoriteti do të nisë procesin e verifikimit, për të gjithë subjektet nga Presidenti i Republikës, deri tek çdo person i dekretuar nga kreu i Republikës, apo i zgjedhur nga Kuvendi, përfshirë këtu anëtarët e KLD-së, si dhe gjyqtarë dhe prokurorë të të gjitha niveleve. Pas këtij procesi, personave që rezultojnë të përfshirë në veprimtaritë që janë të parashikuara si pjesë e dhunës së regjimit komunist dhe japin dorëheqjen nga funksionet publike, dëshmia e verifikimit arkivohet në dosjen e tij dhe mbetet konfidenciale, ndërkohë që në rastet kur nuk dëshiron të japë dorëheqjen, atëherë brenda 10 ditëve që është informuar për vendimin e autoritetit, përfundon marrdhënia e tij e punës me motivacionin padenjësi e figurës së funksionarit.
***************************************************
Gurakuqi: "Ligji i dosjeve ktheu dinjitetin e viktimave"
Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Kryetari i saj, zoti Anton Gurakuqi, e vlerësojnë ditën e djeshme si ditën e nisjes së një procesi madhor për pastrimin e politikës dhe institucioneve të shtetit shqiptar dhe kthimit të dinjitetit të nëpërkëmbur për 18 vjet të ish-të persekutuarve politikë dhe viktimave të komunizmit. Me hyrjen në fuqi të ligjit të lustracionit, një prej ligjeve më të rëndësishme, jo vetëm në aspektin ligjor, por edhe moral, të të gjitha kohërave, ne shprehim bindjen e plotë se Shqipëria dhe shqiptarët do të çlirohen përfundimisht nga e shkuara e errët e viteve të diktaturës më të egër që ka njohur Evropa pas luftës së Dytë Botërore. "Hyrja në fuqi e këtij ligji dhe zbatimi i tij, do të bëjë të mundur që Shqipëria të mos etiketohet më si i vetmi vend ish-komunist në Evropë që nuk ka një ligj për hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e krimeve të komunizmit"-tha Gurakuqi. PDK, si e vetmja forcë politike, që ka kërkuar dhe ngritur zërin vazhdimisht për pastrimin e politikës nga individë me të shkuar të errët, imoralët dhe ato që përfaqësojnë anti-vlerat, apelon për zbatimin me forcën e duhur dhe me vullnet maksimal, të ligjit të lustracionit.