E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krerët e shtetit nderojnë diplomatin Vladimir Prela



Krerët e shtetit shqiptar, kolegë, miq dhe të afërm, i kanë dhënë dje lamtumirën e fundit diplomatit shqiptar, Vladimir Prela, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni. Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme u kryen homazhe në nder të diplomatit Vladimir Prela, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 59-vjeçare. Presidenti Bamir Topi shprehu ngushëllimet e tij, duke e cilësuar vdekjen e Prelës si një humbje të madhe. Kryeministri u shprehu ngushëllimet familjarëve të diplomatit, miqve dhe të afërmve të tij, duke vlerësuar lart figurën dhe kontributin e z. Vladimir Prela në diplomacinë shqiptare dhe në botën intelektuale të vendit. “Është një zi e vërtetë për diplomacinë e Shqipërisë, e cila ka pasur tek Vladimir Prela një nga përfaqësuesit e saj më dinjitoz, një intelektual dhe zyrtar të ndershëm, të përkushtuar, të mençur, një diplomat që ka dhënë kontribut të veçantë për vendin dhe kombin në tërësi, një prind, familjar, një qytetar dhe mik të shkëlqyer”, - tha Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›