“Kasaforta”, pranga dy hajdutëve
Autori i Lajmit: red.
Përfundojnë në pranga dy të dyshuar për vjedhjen e kasafortave në dy komuna në Gjirokastër. Burime nga policia bënë të ditur se ndalimi është realizuar në operacionin e koduar “Kasaforta”, ku janë vënë në pranga dy autorët e vjedhjes së kasafortës së komunës Kurvelesh dhe komunës së Picarit. Sipas të njëjtave burime, mësohet se ata janë 23-vjeçari Sali Goxhaj dhe 20-vjeçari Erion Stroka, që të dy banues në fshatin Valare të rrethit Gjirokastër, ky i fundit i dënuar edhe më parë për vjedhje me armë. Mësohet se arrestimi i tyre u bë për arsye se të dy këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë natës së djeshme, kanë vjedhur me thyerje arkën e komunës Kurvelesh të Tepelenës, ku kanë marrë kasafortën në të cilën ndodheshin 3.5 milionë lekë të vjetra, të cilat u përkisnin invalidëve dhe atyre që përfitojnë asistencë sociale, si dhe disa dokumente të tjera.
Bëhet e ditur nga forcat policore se ata e kanë fshehur atë në vendin e quajtur Ura e Kozicës në afërsi të fshatit Nivicë. Më pas janë larguar në drejtim të qytetit Tepelenë për të marrë mjete më të forta për hapjen e kasafortës, pasi nuk e kishin hapur dot. Sipas policisë, nga informacionet e marra në rrugë operative, u bë e mundur kapja e tyre së bashku me automjetin tip “Benz” me targa SR 46 79 B, në kthesën e fshatit Bënçë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë e mundur gjetja e kasafortës si edhe sekuestrimi i lekëve apo sendeve të tjera të vjedhura. Gjithashtu, u dokumentua me prova ligjore se këta dy persona, një muaj më parë, gjatë orëve të natës, kanë vjedhur me thyerje kasafortën e komunës Picar të rrethit Gjirokastër, ku kanë marrë një shumë prej 6.8 milionë lekë të vjetra.
Me këto lekë kanë blerë automjetin tip “Benz" me targa SR 46 79 B dhe pjesën tjetër e kanë ndarë me njëri-tjetrin, duke i shpenzuar në pabe dhe lokale nate.
Ky lajm është publikuar: 07/05/2009