"Dosjet", KE nxjerr deklarata, e painformuar

Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Evropes Terry Davis, ose te pakten ekspertet e KE, kane treguar dje se jane te painformuar lidhur me ligjin "per Pastertine e Figures se Zyrtareve",. Ne nje deklarate per shtyp qe shperndau dje nga zyra e tij per informim, thuhet se ligji i miratuar nga Kuvendi dhe qe mori fuqi ekzekutive pas kalimit te afateve per dekretim nga Presidenti, nuk i permbush kriteret e Keshillit te Evropes, duke evidentuar faktin se sipas tyre "ligji nuk ka nje limit kohor".
Pikerisht ketu, gabon z.Davis. Ne Nenin 29 te ligjit qe miratoi Parlamenti, sikunder konfirmohet edhe nga Presidenca, sanksionohet se ai eshte i vlefshem per nje periudhe pese vjecare, deri ne vitin 2014.
Ne deklaraten e tij te djeshme, z.Davis thote se i referohet "analizes se ligjit nga ekspertet e Keshillit te Evropes", duke theksuar se "kane evidentuar disa probleme ne lidhje me standardet e Keshillit te Evropes".
Lidhur me deklaraten e z.Davis, ka reaguar dje edhe kryeministri: "Nese lexoni deklaraten e z. Davis, ne te thuhet se ligji nuk percakton nje afat, por ju si shqiptare e dini se ky ligj, ka nje afat dhe ky afat eshte 5 vjecar". Berisha pranoi ketu se "ka nje kufizim te te drejtave", por theksoi se "nuk mund ta pranoj se nuk ka afat". Ndersa ka komentuar: "Atehere po te jete me afat, nese e lexojme deklaraten sic eshte, i bie qe ligji te jete ne rregull. Por, ne rast se ka pasur nje pakujdesi nga nepunesi qe ia ka dhene, nuk e kuptoj manine tuaj per ta besuar verberisht kete, kur ju e dini qe ligji yne ka nje afat", - deklaroi shefi i qeverise duke iu pergjigjur interesimit te gazetareve.
Nderkohe, ne deklaraten e z.Davis, permendet viti 1999: "Verej disa mosperputhje te rendesishme ne lidhje me Rezoluten mbi masat per heqjen e trashegimise se ish-sistemeve komuniste totalitare, te miratuar nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes ne vitin 1996". Davis ka treguar se "Asambleja jone ka bere te qarte qe procesi i lustracionit duhet te perfundoje brenda dates 31 dhjetor 1999", - duke konstatuar se ky udhezim nuk eshte marre ne konsiderate nga ligji shqiptar i lustracionit.
Por Shqiperia nuk eshte vendi i vetem qe po ve ne jete ligjin per lustracionin, pas ketij afati. Me se fundi kete ligj e miratoi fqinji yne Maqedonia, me heret, sigurisht pas vitit 1999, Polonia, Hungaria etj., dhe se fundi pritet ta kaloje per miratim edhe shteti me i ri, Kosova.
Edhe per kete konstatim te z.Davis, ka pasur nje reagim nga kryeministri: "Ata qe erdhen ne pushtet me rebelimin komunist ne Shqiperi e anuluan procesin. Kjo eshte e verteta. Dhe tani nuk eshte asgje tjeter, vecse vazhdim i procesit te anuluar".
Davis: Shqiptaret vuajten per dekada nga regjimi mizor komunist
"Per disa dekada, populli shqiptar vuajti nen nje prej regjimeve komuniste me te ashper dhe me mizore ne Evrope, prandaj dhe une e kuptoj perpjekjen per te vendosur te verteten dhe per te denuar ata qe dhunuan te drejtat e njeriut gjate kesaj periudhe", thuhej ne fillim te deklarates qe beri dje, Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Evropes, Terry Davis. Ndersa shtoi se "cdo perpjekje e tille duhet te jete ne perputhje me standardet e Keshillit te Evropes per demokraci, te drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit".
Problemet qe evidenton KE:
Shtrirja teper e gjere te ligjit, per sa i perket kategorive te zyrtareve, qe mund te preken dhe fakti se ligji perfshin persona qe aktualisht jane ne detyre;
Paanesia dhe proporcionaliteti i procedimeve te lustracionit;
Rreptesia e sanksioneve te parashikuara dhe fakti qe nuk ka nje limit
kohor.