Sokol Stojani, ne vend te Zamir Shtylles
Zyrtarizohet doreheqja e Zamir Shtylles nga funksioni i prokurorit te ceshtjes "Gerdeci". Kryeprokurorja Ina Rama pranoi dje kerkesen per largimin nga detyra, te njeriut me te sulmuar nga ana e kryeministrit, duke firmosur ne kete menyre doreheqjen e paraqitur dy dite me pare. Shtylla ishte pergjegjes per hetimin e tragjedise se Gerdecit prej 10 muajsh, si dhe drejtor i Hetimit dhe Kontrollit ne Prokurorine e Pergjithshme. Ina Rama ka firmosur emrin e Sokol Stojanit ne vend te tij, i cili do te drejtoje hetimet per "Gerdecin". Stojani gjithashtu ishte pjese e grupit te prokuroreve, qe po merren me hetimet per tragjedine e "Gerdecit". Tre dite pas kerkeses se Shtylles per largimin e tij nga detyrat, ate te drejtorit te Drejtorise se Hetimit dhe Ndjekjes Penale, si dhe drejtuesit te grupit hetimor te "Gerdecit", Rama ka marre ne shqyrtim kerkesen e vartesit te saj. Pas shqyrtimit kryeprokurorja ka vendosur qe Zamir Shtylla te qendroje prokuror i thjeshte ne kete prokurori. Zevendesuesi i Shtylles, Sokol Stojani eshte nje nga prokuroret, e dosjes "Gerdeci". Stojani deri ne mars te vitit te kaluar, ushtronte detyren e tij si prokuror ne Prokurorine e Tiranes. Pas tragjedise se Gerdecit, ai u emerua prokuror ne Prokurorine e Pergjithshme, ku edhe ishte ngarkuar per te hetuar mbi trafikun e armeve. Stojani njihet se ka pasur nje numer te madh dosjesh, mes te cilave edhe dosjen e "Azem Hajdarit".