Dosjet, PD: Vendimi nga presioni Ramës

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar ligjin për lustracionin ose siç njihej ndryshe "ligji i dosjeve", ka reaguar Partia Demokratike, sipas së cilës, Gjykata mori këtë vendim nga presioni i kryesocialistit Rama. Deputetja e PD-së, Mesila Doda tha se ku është akti më i rëndë në mbështetjen e krimeve. Deputetja deklaroi se
pas rrëzimit të ligjit do të ndërmerren disa hapa, do prezantohet një ligj i ri në Kuvend, por njëkohësisht do të dërgohet ligji i vjetër në Strasburg.
"Veçse do e çojmë në Strasburg, do bëjmë referendum për ligjin e vjetër", u shpreh ajo.
Gjykata në argumentet e saj për vendimin e ka gjetur nismën si jo në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.