Ndahen çmimet e letërsisë/ Agron Tufa, shkrimtari i vitit, fitues edhe Blushi
Agron Tufa fiton çmimin e madh kombëtar të letërsisë për vitin 2009-të.Në një ceremoni të organizuar në ambjentet e ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve shkrimtarët u vlerësuan për shkrimet e tyre. Juria e përbërë nga pesë antarë i ka dhënë çmimin e madh Agron Tufës me veprën "Thembra e Akilit" për kontributin që jep autori për çlirimin e gjuhës nga klishetë.
Për vetë autorin Tufa çmimi ka qenë një emocion i veçantë, por që ka një përgjegjësi të madhe.
Juria ka ndarë edhe çmime të tjera. çmimi "Lasgush Poradeci" i është dhënë Vilson Blloshmit, çmimi "Migjeni" për prurjet e autorëve debutues është dhënë për Eir Plasari, çmimi "Faik Konica " për botimet në fushën e kritikës i është dhënë akademikes Floresha Dado.
çmimi "Petro Marko" për romanin më të mirë i është dhënë Ben Blushit për romanin "Otello Arapi i Vlorës",çmimi "Jusuf Vrioni" për përkthyesin më të mirë i është dhënë Edmond Tupes, çmimi "Gjergj Fishta" është dhënë për Adrian Vehbiun për kontibutin e dhënë në fushën e Esesë gjithashtu janë dhënë edhe çmime për përkthimet në fushën e letërsisë për fëmijë dhe çmimi për përkthimin e letërsisë botërore në gjuhën shqipe.