E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji për legalizimet, komisioni i Gjanës nis shqyrtimin

01/02/2010  Projekti parashikon reduktimin e përdorimit të letrave me vlerë
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese do të nisë sot diskutimin e projektit më të fundit të propozuar nga Qeveria shqiptare për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Vetë ministri përgjegjës Sokol Olldashi, i ka kërkuar Kuvendit miratimin e projektit me procedurë të përshpejtuar. Sipas këtij projekti, masa e përdorimit të letrave me vlerë në procesin e legalizimeve të ndërtimeve pa leje reduktohet nga 80 për qind në 50 për qind. Në projektligj thuhet se çdo pronar i ndërtimit pa leje mund të paguajë me bono privatizimi deri në 50 për qind të vlerës së parcelës ndërtimore jashtë vijave të verdha. Në ligjin ekzistues thuhej se pronari i një ndërtimi pa leje mund të paguante me letra me vlerë në masën 80 për qind të vlerës së parcelës ndërtimore. Ndërkohë që po sot dy komisione parlamentare, ai i Shëndetësisë dhe ai i Integrimit, do të vijojnë diskutimet nen për nen të projektligji të shumëpërfolur ditët e fundit “Për diskriminimin”, projekt që njeh edhe të drejtat e personave me prirje seksuale të ndryshme (homoseksualëve). Projekti pritet të hasë kundërshtimin e disa OJF-ve dhe Avokatit të Popullit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›