Dosjet, gjykatësit në konflikt interesi
Gjykata Kushtetuese, me nje vendim jopublik, ne unanimitet te plote i dha nje tjeter goditje qeverise per ligjin e lustracionit. Te 9-të anëtaret e Gjykates Kushtetuese, i thane po pretendimeve te PS-se se ky ligj ishte jo ne frymen e Kushtetutes dhe shkelte te drejtat e njeriut.
Ne kete menyre, brenda nje periudhe 10 ditore, 9 anëtaret e Gjykates
Kushtetuese votuan kunder qeverise per marreveshjen e kufirit detar me
Greqine dhe per ligjin e dosjeve. Per kete te fundit, vendimi ishte i
pritshem duke marre ne konsiderate përplasjet qe linden mes vete
anëtareve te gjykates dhe qeverise.
Rreth një vit me pare, kur edhe nisi shqyrtimi ne seance plenare i
kerkeses se PS-se per rrezimin e ligjit te lustracionit, ish- zëvendës
ministri i Drejtesise, Vikor Gumi, i cili mbrojti ne gjykate ligjin e
dosjeve, akuzoi gjate seances, vete kryetarin e gjykates Kushtetuese,
Vladimir Kristo, si i prekur nga ky ligj.
Nderkohe 4 nga 9 antaret e hkykates kushtetuese,kryetari Vladimir
Kristo, i emeruar nga mazhoranca, ish- kryetari Fehmi Abdiu dhe
gjyqtaret, Kujtim Puto dhe Petrit Plloci, jane përfolur ne media si te
prekur nga ligji i lustracionit.
Me miratimin e këtij ligji nga
parlamenti, mazhoranca shpresonte se te gjithe personat e prekur nga ky
ligj do te jepnin doreheqen nga funksionet shteterore dhe vecanerisht
nga sistemi i drejtesise. Ky ligj i rrezuar nga Gjykata Kushtetuese
duket se veproi vetem ndaj prokurorit te dosjes Gerdeci dhe Durrës-
Kukes, Zamir Shtylla, qe dha doreheqjen diten e miratimit te tij ne
parlament.
Denada Shkodrani
< I mëparshmi