E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, pasaportat e vjetra jashtë përdorimit në janar 2011

Qeveria shqiptare eshte ne pritje te nje grupi ekspertesh nga Komisioni Evropian qe do te mberrijne brenda nje kohe te shkurter ne vend per te verifikuar arritjet e bera ne realzimin e standardeve per liberalizimin e vizave. Gjate mbledhjes se qeverise kryeministri Berisha tha se liberalizimi i vizave mbetet objektiv kryesor i qeverise se tij ndersa konfirmoi se pasaporta e vjetra do te hiqen nga përdorimi ne janar te vitit 2011.

“Për agjencitë tona dhe për ministritë nuk ka detyrë më prioritare se
kjo. Në funksion të kësaj, ne duhet të vendosim të gjitha resurset
njerëzorë, materiale, financiare dhe të gjithanshme. është përcaktuar
viti 2011 është përcaktuar si viti i fundit për përdorimi të këtyre
pasaportave. Ndërkohë, për të gjithë ata që aplikojnë për pasaporta
biometrike, krahas pajisjes me pasaportën e re, iu zhvlerësohet
pasaporta ekzistuese” tha Berisha.

Nderkohe qe gjate mbledhjes se përjavshme te grupit kuvendor demokrat,
kryeministri Berisha i njoftoi ata se java e ardhshme do te jete shume e
ngjeshur persa i perket miratimit te ligjeve qe kane te bejne me
Shërbimin e Informativ Shteteror dhe ligjin e Antidiskriminit. Shefi i
qeverise deklaroi me tej se seshpejti komisionet kuvendore do te kene ne
tavolinat e tyre edhe ligjin per policine gjyqesore.

Bledian Koka

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›