LMN: Nuk i shërbejmë Berishës. Islami: Edi Rama si Mao
Kastriot Islami hedh poshte akuzat e kolegeve te tij socialiste dhe kryetarit te partise Edi Rames se Levizja per Mendimi Ndryshe eshte sponsorizuar nga Berisha per udhëtimin e saj ne Bruksel. Madje Kastriot Islami kujton se eshte me socialist se vete Edi Rama. “Jemi socialistë të vërtetë. Madje shumë më të vërtetë dhe me rrënjë më të thella se sa vetë Edi Rama. Më vjen keq që zoti Rama ka rënë në një gjendje të tillë kaq të rëndë dhe dashje pa dashje nuk arrin dot mllefin dhe ndoshta elementë të hakmarrjes së tij” tha Islami.
Citatet dhe fjalori politik i Edi Rames ne kete periudhe, i ngjajne
Kastriot Islamit si dacibaot e revolucionit kulturor kinez. “Nuk mendoj
se duke shpërndarë citate ndaj atyre që mendojnë se ju përkrahin apo
besnikëve apo duke lëshuar dacibao ndaj kundërshtarëve mund të arrihet
suksesi i PS. Kjo është një periudhë tashmë e kaluar e revolucionit
kulturor kinez. Edhe vetë kinezët e kanë kritikuar këtë praktikë. Nuk
besoj se kjo i jep sukses PS” tha Islami.
Zgjidhja e krizes thote Islami mund te vije vetem nga presidenti Bamir
Topi. Por me pare socialistet duhet te mbledhin forumet per dale ne nje
qëndrim te mirëllogaritur ne negociata sipas tij.“Mendoj qe PS
fillimisht duhet të mbledhë urgjentisht forumet dhe duhet të kërkojë dhe
të miratojë në këto forume platformën e negocimit tek presidenti i
republikës dhe njëkohësiht ashtu sic e kanë kërkuar edhe disa anëtarë të
Asamblesë në mbledhjen e fundit dhe sic është vendosur duhet të
rivlerëojë të gjithë situatën politike dhe në mënyrë të vecantë cështjen
e ndalimit të bojkotit” tha Islami.
Dorian Kodra
< I mëparshmi