E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekët dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

Kane qene rreth 40 mjekë te Urgjences se Tiranes, te cilet ne oret e paradites se te henes kane dhuruar gjak per femijet talasemike. Sipas tyre nevojat per gjak per keta femije ne vendin tone jane teper te medha, por dhurimi vullnetar vazhdon te mbetet ende ne shifra te uleta. Kjo fushate e dhurimit te gjakut eshte organizuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar, ne bashkëpunim me strukturat shendetsore.

“Kjo fushatë kishte për qëllim jo vetëm dhënien e njësive gjak nga stafi
i urgjencës së Tiranës, por dhe për t’i bërë ditur mbarë qytetarëve të
Tiranës dhe gjithë Shqipërisë që dhurimi i gjakut është një detyrë e çdo
qytetari” tha Dritan Kociaj, shef i Urgjences se Tiranes.

Kërkesat për gjak janë shumë të mëdha. Sot mjekët e urgjencës i janë
përgjigjur thirrjes së bërë nga Kkryqi i Kuq Shqiptar për të ndihmuar
fëmijët talasemikë. Ky gjak i dhuruar nga mjekët i shpëton jetën këtyre
fëmijëve” tha Liljana Ramasaco, drejtoreshe e ASHR-se.

Ne vendin tone, aktualisht sipas te dhenave qe raportojne institucionet
shendetsore, jane rreth 380 femije talasemike, te cilet kane nevoje per
gjak, cdo tre jave. Nje nga premtimet e shendetesise shqiptare eshte
arritja 100% e dhurimit te gjakut pasi eshte i sigurt, nderkohe qe vitet
e fundit nuk kane munguar rastet e infektimit te femijeve talasemike
nga transfuzionet e gjakut.

Edlira Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›