Balla: PD refuzon rezolutën e KE
Socialistet thane sot se maxhoranca po refuzon te zbatoje rekomandimet e rezolutes se Keshillit te Europes. Sipas Taulanat Balles, zgjidhja e krizes eshte hetimi i 28 qershorit.
“Miratimi i rezolutës në Këshillin e Europës, nxorri në pah dy elementë
të rëndësishëm, të cilët Sali Berisha, me kokëfortësi, për muaj me
radhë, refuzonte t’i pranonte. Së pari, se Shqipëria gjendet në krizë
politike, e cila duhet zgjidhur sa më parë. Së dyti, zgjidhja e krizës
vjen përmes hetimit të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit. Partia
Socialiste është e gatshme të përmbushë detyrimet e saj që lindin nga
rezoluta e Këshillit të Europës. Fatkeqësisht, mazhoranca po heziton.
Refuzimi i mazhorancës për të adresuar kërkesat e Asamblesë Parlamentare
të Këshillit të Europës po degradon krizën” tha Balla.
< I mëparshmi