Gërdeci, Mediu: Heq dorë nga imuniteti nëse shpallem fajtor
Deshmitaret e prokurorise deshmuan ne seancen e rradhes se çeshtjes Gerdeci ne gjykaten e Tiranës per nisjen e punes ne piken e demontimit te predhave dhe kushtet e sigurise. Ish- inspektori i kompanise shteteror Sokol Ngjeci, lexoi para gjykates nje deklarate per nisjen e punimeve.
Ndersa ish- punonjesi i MEICO-s, Ngjeci, deshmoi ne gjykate se cdo gje
ishte bere me urdher te ish- ministrit Fatmir Mediu, ky i fundit ne te
njejten dite, ne nje interviste ne emisionin “PULS” ne Alsat, deklaroi
se eshte i gatshem te heqe dore nga imuniteti, nese gjykata do ta gjejë
ate pergjegjes per tragjedine e 15 mars 2008.
“Ka shumë gjëra që mun të ishin bërë shumë ndryshe. Unë mund të jem
subjektiv në këtë pikëpamje se jam pjesë e procesit. çdo gjë që do dalë
në gjykatën e shkallës së parë nëse është në përgjegjësinë e Fatmir
Mediut absolutish Fatmir Mediu këtu është. E kam deklaruar që unë nuk
kam asnjë lloj imuniteti për këtë çështje dhe këtu nuk mund të lozet me
artifica. Lëshimi i imunitetit është çështje vullneti politik, por që
shprehet nepërmjet votës në kuvendin e Shqipërisë. Nuk është çështje e
deklarimit mediatik apo publik. Në këtë pikëpamje unë e kam marrë
pozicionin tim dhe kërkoj që të zbardhet tragjedia e Gërdecit, pra të
vendoset drejtësia duke përcaktuar përgjegjësitë në mënyrë të përcaktuar
për gjithësecilin” tha Mediu.
Seanca e rradhes e çeshtjes “Gerdeci”, me 29 te pandehur, ka vijuar me
deshmite e ish- punonjesve te pikes se demontimit te municioneve, te
kerkuar nga organi i akuzes.
Denada Shkodrani
< I mëparshmi