PDK aleancë me PD
Tiranë -Partia Demokristiane e drejtuar nga Anton Gurakuqi beri te ditur sot përmes zëdhënësit te saj, Orget Isallari se ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 do te jene ne aleancë me Partinë Demokratike dhe pjesë e koalicionit të drejtuar prej saj. Sipas tij, Deklaratat dhe insinuatat e bëra së fundmi në media nga disa individë se PDK nuk do të jetë në aleancë me PD-në, janë thjesht qëndrime individuale të personave që nuk kanë asnjë lidhje me demokristianët, dhe që 2009-ta ka rezervuar për ta një fund të hidhur politik.
Ndërkaq PDK e Gurakuqit i ka sugjeruar Partisë Demokratike dhe Kryeministrit Sali Berisha, të thërrasë në një kohë sa më të përshtatshme tryezën e partive të koalicionit të qendrës së djathtë. "Pas dekretimit të datës së zgjedhjeve (28 qershor) ne gjykojmë se ky koalicion duhet të diskutojë mbi strategjitë që duhet të ndjekë për maksimalizimin e fitores në 2009-ën" përfundon deklarata.