Gjana u përgjigjet socialistëve
Autori i Lajmit: red.
Deputeti demokrat njëkohësisht ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, u kthen përgjigje akuzave të opozitës për punësimin e militantëve apo për projektin e ullishteve. Gjatë seancës së djeshme plenare, Gjana sqaroi se projekti për punësime me kontrata të përkohshme, apo siç njihet ndryshe, part- time, është një mënyrë e njohur tashmë dhe e përdorur edhe më parë. Prandaj, sipas tij, janë krejt të pabaza akuzat e opozitës se Qeveria po punëson militantë në prag të fushatës zgjedhore. Ai pohoi gjithashtu se deri në 2005-ën vendoste ministri për gjithë këto punësime, ndërsa tani ka ndryshuar procedura, duke vendorur Këshilli i Ministrave, çka e bën edhe më trasparent këtë proces. Duke përmendur shifra, Gjana shtoi se në 2005-ën ministria që ai drejton kishte 460 punonjës me kontratë, ndërsa më 2008 kanë qenë vetëm 190 të tillë, çka sipas tij, rrëzon akuzat e socialistëve. Lidhur me projektin e Qeverisë për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me ullinj, ai ftoi opozitën të jetë pjesë e saj. Gjana u shpreh se ky projekt po keqpërdoret politikisht, ndërkohë që synimi i kësaj Qeverie është që të mbillen së paku 20 milionë rrënjë ulliri në Shqipëri. Ai ftoi deputetët e opozitës që përpara se ta sulmojnë këtë program, të bëjnë përpjekje për ta njohur në detaje atë.
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009