Inter e Roma fitojnë me “dhunë”
Vuan më shumë seç ishte parashikuar Interi i Zhoze Murinjos, i cili gjithsesi në “San Siro” arrin të marrë tri pikë të vyera për të ardhmen e kampionatit. Zikaltrit fituan 4-2 kundër Kievos. Edhe Roma arrin një sukses të ngjashëm me Interin. Skuadra e Spaletit arrin të hedhë në tapet Kaljarin me rezultatin 3-2. Një ndeshje të jashtëzakonshme ka zhvilluar edhe Lacio, e cila ndaj Udinezes e pa veten në disavantazh prej tre golash. Në “Friuli” padronët e shtëpisë kalojnë të parët në avantazh me anë të një dopiete të Di Natales e gol të Kualiarelës. Por më pas kanë qenë bardhekaltrit Zarate, Diakite dhe Ledezma, të cilët i kanë dhënë barazimin kryeqytetasve. Tri pikë të rëndësishme për ecurinë e saj në kampionat ka marrë edhe Fiorentina, e cila në “Artemio Franki” të Firences mund me rezultatin e pastër 2-0 Katanian. Ndërkaq, Xhuzepe Skuli i eviton humbjen Xhenoas në shtëpinë e saj kundër Atalantës, duke barazuar avantazhin e bergamaskëve me anë të Flokarit. Përballja Palermo-Siena ka përfunduar me rezultatin 2-0. Palermo pa Mikolin mund bardhezinjtë e Xhampaolos me anë të golave të Kasanit dhe Simplisios. Më në fund ka mbërritur edhe fitorja e shumëpritur në transfertë për Sampdorian, e cila mund pastër me shifrat 2-0 kalabrezët e Rexhinës me gola të Beluçit dhe Padalinos.
Rezultatet
Të shtunën
Bolonja–Torino 5-2
Napoli–Leçe 3-0
Dje
Fiorentina–Katania 2-0
Xhenoa–Atalanta 1-1
Inter–Kievo 4-2
Palermo–Siena 2-0
Rexhina–Sampdoria 0-2
Roma–Kaljari 3-2
Udineze–Lacio 3-3
Juventus–Milan 4-2
Renditja
1. Inter 39
2. Juventus 33
3. Napoli 30
4. Milan 30
5. Fiorentina 29
6. Xhenoa 26
7. Atalanta 24
8. Lacio 24
9. Palermo 23
10. Roma 23
11. Udineze 22
12. Katania 22
13. Kaljari 20
14. Sampdoria 19
15. Siena 19
16. Bolonja 14
17. Leçe 13
18. Torino 12
19. Rexhina 12
20. Kievo 9