E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në prag falimentimi 300 tregtarë

14/12/2008  Fier, tregu u përmbyt nga shirat

FIER - Rreth 300 tregtarë fierakë kanë një javë që kanë mbyllur biznesin e tyre dhe janë në prag të falimentimit. Shkak është bërë shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytja që përfshiu qytetin e Fierit. Pamja që të serviret në tregun industrial është një rrënojë e stërmadhe e përpirë nga balta dhe mbeturinat. Tregu pranë lumit "Gjanica" dhe tregtarët që ushtrojnë aktivitetin pranë tij kanë bërë bilancin e dëmeve të shkaktuara, cili arrin mbi 20 milionë lekë. “I gjithë tregu u mbyt nga lumi dhe pasojat duken edhe sot. Askush nuk ka marrë një masë për të pastruar tregun nga mbetjet, aq më tepër që tani vijnë edhe festat e shpresojmë të bëjmë pak më shumë punë, që të rimarrim ato që humbëm”, - thonë tregtarët. Prej ditësh ata janë endur sa në bashki në prefekturë, por askush nuk ka mundur t’u japë një zgjidhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›