Dosjet e FBI-së, laboratorët janë zgjidhja e dyshimeve për aksidentet
Zgjidhja e enigmës vjen vetëm pas ekzaminimeve në laborator. Kufoma, skena e krimit dhe veçanërisht automjeti janë provat bazë
Ndërsa në Shqipëri pritet mbërritja e ekspertëve amerikanë për ekzaminimin e automjetit të viktimës Kosta Trebicka, duket se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara operon vetë për zbardhjen e këtyre ”aksidenteve” me metoda tejet të përparuara dhe shumë të komplikuara. Nga kërkimet në faqe zyrtare të autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara, del se një prej operacioneve më të vështira është pikërisht ai që quhet si ekzaminimi metalurgjik. Sikurse rezulton nga vetë emri, i gjithë kërkimi bëhet në bazë të një detajimi të hollësishëm të materialit metalik, që është pjesë e skenës së krimit, ndërsa literatura dhe metoda e këtij ekzaminimi kërkojnë specialistë të sprovuar dhe me shumë eksperiencë, pasi ky lloj ekzaminimi kërkon një përgatitje ekstra. ”Në Shtetet e Bashkuara ekziston një numër shumë i vogël i laboratorëve metalurgjikë e për pasojë ato janë të mbingarkuara me kërkesat e shumta që vijnë nga i gjithë vendi. Çështjet që kërkojnë këtë lloj ekzaminimi vijnë me shumicë në zyrat dhe laboratorët e specializuar të FBI-së dhe krijojnë një fluks shumë të madh në punën hetimore”, - shkruhet në faqen zyrtare të FBI-së lidhur me ekspertimet metalurgjike.
Ekspertimi
Specialistët e ekspertimit metalurgjik punojnë në të njëjtin ekip me ata të ekspertimit kimik, me ekzaminuesit shkencorë dhe me ekipin e specialistëve të planimetrisë. Vetë mënyra e grupimit lë të kuptohet se hetimi i aksidenteve të stimuluara automobilistike është shumë i vështirë për t’u kryer për shkak të ndërlikimit dhe vështirësisë së madhe që ekziston në ”rrëzimin” e qindra pistave që imponojnë rrethanat dhe vërtetimin e një piste të vetme në mënyrë të koordinuar. Nëse u referohesh shembujve të pakët që gjenden në biblioteka lidhur me aksidentet e stimuluara, del qartësisht se vetë mjeti është një ”dëshmitar” shumë i rëndësishëm dhe një tregues potencial i rrethanave të ngjarjes. ”Manipulimi metalurgjik është shumë më i vështirë sesa manipulimi biologjik (trupor). Shkencërisht është vërtetuar se përshtatja e një automobili për të ”mbuluar” një akt kriminal është disa herë më e vështirë sesa përshtatja e kufomës. Pikësëpari, automobili ka një peshë të konsiderueshme dhe vendosja apo manipulimi i tij për të krijuar një alibi të rreme përbën vështirësi. Zakonisht mënyra më efikase e përshtatjes është hedhja e automjetit në humnerë apo karambolimi i tij me mjete të stërmëdha si trenat për shembull”, - shkruhet në një manual zyrtar amerikan për zbardhjen e dyshimeve mbi aksidentet rrugore.
Koordinimi
Këqyrja e automjetit të implikuar në aksident, mbi të gjitha rezulton të jetë një ”punë laboratorike”. Manualet kërkojnë fillimisht një ekspertim të hollësishëm të të gjitha llojeve të materialeve biologjike që ndodhen apo që kanë lënë gjurmë në automjet. Këtu përfshihen që nga njollat e gjakut deri te lloji i dheut që është konstatuar në momentin e impaktit. Një kërkim shumë i rëndësishëm ka lidhje me gjurmët metalike që mund të gjenden në automjet, të cilat mund të kenë lidhje me automjetin (e dytë) që ka shkaktuar dhe provokuar aksidentimin. Lloji i ”plagëve” që konstatohen në mjetin e aksidentuar është një tjetër tregues i rëndësishëm që jep të dhëna matematikore dhe të padiskutueshme lidhur me itinerarin, shpejtësinë dhe rrethanat e imtësishme të raportit që ka pasur drejtuesi me mjetin e tij në momentin e aksidentimit. Këqyrja e të gjitha këtyre të dhënave, së bashku me kontrollin e detajuar të gjendjes së automjetit, hap dritën jeshile për kalimin në fazën e dytë. Kjo fazë nuk është gjë tjetër veçse hedhja në kompjuter e të dhënave metalurgjike, ndërsa këto të dhëna u bashkëngjiten të gjithave ekspertimeve të tjera (kimike, tipografike, ADN-së etj.), ndërsa në mënyrë automatike kompjuteri skualifikon një e nga një disa opsione që deri në atë moment rezultonin të mundshme për mënyrën e aksidentimit.
H. Hasani
”Aksidentet” kanë shkallën në të ulët të zbulueshmërisë
Ato që klasifikohen si aksidente të dyshimta automobilistike, në bazë të statistikave, rezultojnë dhe si ”skenat e krimit” me zbulueshmërinë më të ulët në krahasim me të gjitha rrethanat e tjera ku ka viktima. Madje ky rregull vlen edhe për vetë FBI-në, e cila konsiderohet si agjencia më profesionale e zbulimit dhe zgjidhjes së skenave kriminale në të gjithë botën. Ekspertët janë të mendimit se faktori kryesor që ndikon në mosgjetjen e garantuar të shkaqeve lidhet me shpeshtësinë e madhe të aksidenteve rrugore, por edhe me një numër të madh e shumë kompleks veprimesh ekspertuese që duhen kryer për të arritur deri në zgjidhjen e enigmës. Rreth 70 për qind e aksidenteve të stimuluara që janë zbuluar u përkasin ”trukimeve” që i janë bërë pjesëve të automjeteve, kryesisht sistemit të drejtimit, frenave dhe gomave. Në pjesën dërrmuese këto akte të zbuluara kanë pasur për autorë njerëz të thjeshtë dhe joprofesionistë.
”Karambol i stimuluar”, metodë e përdorur nga shërbimet sekrete
Nëse u hedh një vështrim revistave apo manualeve që kanë lidhje me procese të bujshme apo të komplikuara ligjore, ndeshesh shpesh me përshkrimin që ekspertë të njohur të zyrave ligjore u bëjnë aksidenteve të dyshimta. Ndoshta zbulueshmëria e ulët e këtyre aksidenteve lidhet edhe me faktin se për shumë juristë apo ekspertë të zyrave ndërkombëtare ligjore konsiderojnë si autorë potencialë të këtyre ”aksidenteve” shërbimet sekrete. Kjo për faktin se vetë strategjia dhe aplikimi i një aksidenti të stimuluar kërkon përvojë dhe përgatitje, ndërsa për nga eficenca e ekzekutimit kjo metodë mban kampione, pasi ka zbulueshmërinë më të ulët në krahasim me ekzekutimet e tjera. Por shumë ekspertë ligjorë mendojnë se dhe kur autoritetet policore apo hetuese përballen me këto aksidente të dyshimta, ata menjëherë ”stepen dhe nuk hetojnë në rrethana normale, pasi janë të vetëdijshëm për profesionalizmin e autorit dhe për implikimin e mundshëm të shërbimeve”.
17 Shtator 2008