E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja, gjendet i vrare me arme zjarri 32-vjecari

SHKODER - Ekzekutohet ne fshatin Mnele te Shkodres, Paulin Pergjini. Ai eshte gjetur i vdekur ne rrethinat e Shkodres, nderkohe qe policia ka nisur menjehere hetimet rreth kesaj ngjarjeje. Mesohet se, ai ka pasur shenja te plumbave ne trup, e hetimet jane duke u bere ne dy pista, ate te vrasjes dhe vetevrasjes. Burime nga Policia e Shkodres, thane se, dyshimet jane qe ai te jete vrare. Policia eshte njoftuar dje pasdite nga banore te zones, te cilet kane thene se, kane gjetur nje trup te pajete ne fshatin Mnel.

Vrasja

Nje 32-vjecar nga fshati Mnele 40 kilometer larg Shkodres, eshte gjendur i vdekur ne pasditen e te shtunes. Paulin Pergjini eshte gjetur ne nje ane te rruges ne fshatin Mnele. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 16:45. Sipas burimeve nga policia mesohet se kane qene banoret e zones, qe kane gjetur trupin e pajete te bashkefshatarit te tyre. Menjehere eshte lajmeruar Policia e Shkodres, e cila ka shkuar ne vendngjarje, dhe ka keqyrur trupin e pajete. Identifikimi i 32 vjecarit eshte bere ne saje te dokumenteve qe ai kishte ne rroba. Nga ana tjeter, burimet bene me dije se viktima kishte plage plumbash nga te cilat dyshohet se i eshte shkaktuar edhe vdekja. Te njejtat burime kane pohuar per gazeten se vdekja e 32-vjecarit, ka ardhur si pasoje e goditjes nga arme zjarri. Burimet kane theksuar se 32-vjecari Pergjini, kishte ne trup plage plumbash, nga te cilat dyshohet se i eshte shkaktuar edhe vdekja.

Pistat

Dy jane pistat, per te cilat eshte duke hetuar policia ne lidhje me vdekjen misterioze te Pergjinit. Pista e pare e ngritur nga grupi hetimor eshte ajo e nje vrasje te mundshme. Sipas burimeve nga policia ekziston mundesia qe 32-vjecari te jete vrare, per hasmeri ose ndonje arsye tjeter nga persona ende te panjohur. Ndersa pista e dyte qe po hetohet eshte vetevrasja e mundshme e Pergjinit, ne kushte te thella depresioni. Aktualisht jane duke u marre ne pyetje disa prej banoreve, por nuk eshte arritur ne konkluzione per rrethanat e vdekjes se te riut. Rreth 10 persona jane shoqeruar ne polici diten e djeshme. Sipas policise, te dhenat e para hetimore tregojne per nje vrasje te kryer me pistolete. Po punohet per zbardhjen e ngjarjes. Trupi i pajete eshte derguar ne morgun e qytetit, ku pritet te behet autopsia e plote, qe ekspertet dhe mjeku ligjor, te mund te arrijne ne nje konkluzion.

Rudina Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›