E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, pergjigje te forte ndaj botuesit austriak dhe perkthyesve

Presidenti i Republikes se Shqiperise Bamir Topi, gjate nje konference mbi familjet e medha fisnike shqiptare, ka nderhyre ne debatin e fundit per origjinen dhe rolin e heroit tone kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeut. Kreu i shtetit citoi figura te njohura si Fan Noli dhe Volteri, per te konkretizuar qendrimin e tij, se Skenderbeu mbetet shpirti i historise se mesjetes, por edhe njeriu qe realizoi bashkimin e pare politik dhe ushtarak te shqiptareve. "Ndokush mund te kete xhelozi per heroin tone kombetar, per bemat, famen, marredhenien, qe ai ndertoi me kombin e tij dhe Evropen ushtarake e politike te kohes, duke u perpjekur sot ta ridimensionoje ate. Ndonje mendje e roberuar, e pajisur me nje guxim regresiv, perpiqet sot te tjetersoje rolin e Skenderbeut, ne historine tone apo ne historine e qyteterimit Evropian. Kjo eshte nje perpjekje e mjerueshme, sepse historia nuk pranon leksione, ajo jep leksione. Hipotezat e humbasin terrenin perballe fakteve. Interpretimi kerkon moralitet te larte dhe profesionalizem", shigjetoi kreu i shtetit, te gjithe ata te cilet, duke shfrytezuar nje botim ne qindra librat e botuar per heroin tone kombetar, tentojne qe te bejne sic nenvizoi kreu i shtetit, me nje guxim regresiv, tjetersimin e figures se Gjergj Kastriot Skenderbeut. Pak kohe me pare nje botim i studiuesit gjerman mbeshtetur edhe nga disa analiste shqiptare, njeri nga te cilet ne rolin e perkthyesit dhe me nje protoganizem komercial, hapi debatin mbi figuren e heroit kombetar Gjergj Kastrioti ne opinionin publik. Ne kete botim studiuesi vinte ne pikepyetje origjinen e Skenderbeut. Presidenti dhe me heret edhe kryeministri Sali Berisha, kane hequr cdo dyshim mbi dualitetin e faktorit shqiptar, lidhur me Skenderbeun duke mos hezituar t'i quajne keto ide, si mendje dashakeqe qe kerkojne t'i japin leksion asaj qe vetem jep leksione, historise se nje kombi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›