E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dosjet, gati te rinisim punen per pr/ligjin e ri

Ministri i Drejtesise, Bujar Nishani konfirmon ne nje deklarate per mediat, se menjehere sa maxhoranca do te jape sinjalin, ky dikaster do te rinise punen me ligjin e dosjeve te rrezuar me pa te drejte sipas tij nga Kushtetuesja. "Ne jemi te bindur edhe per nje sere faktesh te renditura edhe publikisht qe vendimi per rrezimin e ligjit te pastertise se figurave ka qene ne konflikt te drejtperdrejte interesi nga nje pjese e konsiderueshme e anetareve te Gjykates Kushtetuese. Pa dyshim qe Ministria e Drejtesise do te vihet ne levizje menjehere pas shprehjes se vullnetit te mazhorances parlamentare" tha Nishani. Edhe pse pas nje muaji mandati i 6 prej anetareve te Gjykates Kushtetuese nuk eshte me i vlefshem, nuk ka asnje pengese ligjore qe ata te zgjedhin kryetarin e tyre te ri. Megjithate ministri i Drejtesise Bujar Nishani thote se do te ishte e moralshme qe te jene gjykatesin e rinj ata qe do te zgjedhin zevendesuesin e Vladimir Kristos per 3 vitet e ardhshme. "Une nuk besoj se nuk ka asnje lloj pengese per ta zgjedhur me pas kryetarin e Gjykates Kushtetuese per mandatin tjeter, por normalisht ka nje qendrim moral per sa kohe qe nje pjese te konsiderueshme te nje numri te anetareve te Gjykates Kushtetuese, 6 prej tyre u mbaron tashme mandati, dhe Presidenti i Republikes duhet te emeroje 6 anetaret e rinj te Gjykates Kushtetuese dhe parlamenti te jape pelqimin, ka sens te pritet zgjedhja e anetareve te rinj te Gjykates Kushtetuese dhe me pas zgjedhja e kryetarit te ri" tha Nishani. Gjithsesi rinovimi i gjykates kryesore ne vend pritet te reduktoje akuzat drejtuar ketij institucioni dhe pjeses me te madhe te anetareve te saj per te kaluaren komuniste.
Kongresi i PS
Rama

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›