Kryeministri Berisha, me makine drejt Shqiperise
Kryeministri Berisha eshte nisur dje ne mengjes nga Vjena me makine, per t'u kthyer ne Shqiperi, pasi ka qendruar per gati 48 ore ne kryeqytetin austriak. Burime nga Kryeministria bejne te ditur se ne oret e mbremjes, kreu i qeverise ndodhej ne rruge duke udhetuar me makina drejt Tiranes, ku pasdreke gjendej ne fshatin turistik Komarna ne bregdetin Dalmat, 75 km nga Durbrovniku, Kroaci. Pas rese vullkanike, jane bllokuar te gjitha aeroportet e Evropes dhe per pasoje dhe kryeministri shqiptar, ashtu si kancelaria gjermane, Merkel dhe shume personalitete te tjera kane qene te detyruar te udhetojne me makina drejt vendeve respektove. Berisha ishte ne Bruksel ku dorezoi Pyetesorit e KE dhe mori garancine per pershpejtimin e integrimit te Shqiperise ne BE, nderkohe qe tashme ceshtja e liberalizimit te vizave brenda afateve te percaktuara mund te quhet tashme ceshtje e mbyllur.