E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: 1 maji, dite beteje qytetare ne per demokracine

Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje se me 30 prill do t'i japin jete manifestimit te madh te protestes ne bulevardin e Tiranes per clirimin e zgjedhjeve dhe 1 majin do ta gdhijne si nje dite beteje qytetare per ndalimin e rrenimit ekonomik. Deklarata e kryesocialistit u be gjate fjales se mbajtur ne Kongresin e socialisteve, nga ku tha se ne rrugen e sotme te protestes ata shohin nje te ardhme te denje per aspiratat qe cuan ne rrezimin e diktatures komuniste dhe nje te neserme me te mire se sa cdo e djeshme qe e pasoi renien e asaj diktature te urryer. "Ne jo vetem do te protestojme cdo dite, jo vetem do te mblidhemi me te shumte se asnjehere me pare ne 30 prill ne Tirane per te kerkuar transparencen e zgjedhjeve te shkuara qe te shpetojme zgjedhjet e ardhshme, jo vetem do ta kthejme 1 majin ne diten e nje beteje demokratike ne rruge kunder pushtetit te papunesise e te varferimit te perditshem te shqiptareve, por nuk do te ndalemi deri ne largimin e qeverise, ne rast se qeveria nuk do te largoje publikisht duart nga kutite, ku mban mbyllur zgjedhjet dhe zgjidhjet per demokracine, drejtesine, ekonomine e ketij vendi", u shpreh Rama. Ai tha se i erdhen shume mesazhe habie per aktualitetin e fjaleve qe citova ne mitingun e protestes ne Korce, prej nje fjalimi te vitit 1923 te te pavdekshmit Fan Noli. Ne fjalen e mbajtur ne Kongres, lideri i socialisteve solli ne vemendje serish vargjet e Nolit. "E kundershtojme qeverine qe dezorganizon shtetin, se shkel lirite, se s'kujdeset as per buken, as per shendetin, as per arsimin e popullit. Kabineti yne i sotem eshte ne kuptimin e plote te fjales Kabineti i Pykave. Se ca jane pyka nga dituria e ca jane pyka nga vlera civile", citon Rama fjalet e Nolit. Duke vijuar me tej, kreu i PS tha se 87 vjet me vone keto fjale te heroit te madh te mendimit shqiptar ngjajne si te thena sot, "per kabinetin e pykave te Saliut, per gishterinjte e deputeteve te Jozefines, per drurin e ryshfetin ne te djathte e ne te mengjer, per shkallmimin e arkes se shtetit dhe te tere institucioneve te shtetit per te perjetesuar qeverimin e tyre tiranik". Sipas tij, ngulmimi i pushtetit per t'i mbajtur kutite e mbyllura me cdo kusht eshte prova me e mire se ne kuti fshihet jo vetem fitorja e tyre e grabitur, por edhe me keq akoma, ne kuti mbahet kycur me pahir arma e korruptimit te zgjedhjeve. Ai tha se me ate arme Sali Berisha kerkon te vrase edhe zgjedhjet e ardhshme pasi vrau ato qe shkuan. "Pa e nxjerre qe aty dhe cmontuar njehere e mire ate arme vrastare per lirine e zgjedhjeve, ne kete vend s'ka shanse reale per asnje liri zgjedhjeje. Dashamiresve u them mos kerkoni t'jua themi ne kur e ku mbaron kjo beteje ne rrugen e protestes, sepse po te dinim kete atehere kjo nuk do te qe beteje po fushe per t'u mbjelle me lule. Prandaj nese e ndjeni dhimbjen e njerezve, ejani ne rrugen e protestes per ta pershpejtuar fundin e betejes", theksoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›