E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend,pritet të votohet ligji i dosjeve

Ligji i dosjeve pritet të votohet sot në parlament megjithë kundërshtimet e opozitës. Konferenca e kryetarëve vendosi pak ditë më parë futjen në seancë plenare të këtij ligji për votim, ndonëse opozita nuk ka dhënë konsensus për këtë ligj, i cili sipas udhëzimeve të ndërkombëtarëve kërkon konsensus të gjerë politik. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi mohoi zërat sipas të cilëve ky ligj bëhet për të larguar prokurorët që po merren me dosje të rëndësishme në prokurori. Komisioni parlamentar i ligjeve miratoi pak ditë më parë pa opozitën ligjin për hapjen e dosjeve të sigurmit të shtetit, të ashtuquajtur ligj i dosjeve. Që herët opozita kërkoi që ligji të mos bëhej me nxitim pasi rëndësia e madhe shoqërore e këtij ligji kërkon konsenus të gjerë politik. Nëse Kuvendi miraton sot me shumicë të thjeshtë ligjin "për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë" atëherë penalizohen 10 nga 16 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë. Mes gjyqtarëve të prekur nga ky ligj janë dhe ato që shqyrtojnë dosjen Durrës- Kukës, ku i pandehur është ministri Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›