Dosjet, përplasje e re, Topi: "Pyes juristët", Berisha: "Nuk ndalemi"

>Pesë ditë para dekretimit ose kthimit të ligjit, duel deklaratash mes krerëve të shtetit. Intervista e Presidentit para mediave të vendit dhe ndërkombëtare
Topi dhe Berisha në prag të një përplasje të ashpër për ligjin e dosjeve. Berisha pardje deklaroi se nëse Topi e kthen draftin, "të nesërmen do ta votojmë prapë, nuk ka asgjë të na ndalojë...", ndërsa Topi dje ka thënë se për dosjet do të flasin ekspertët, duke lënë të nënkuptohet se nuk ka vendosur akoma për dekretimin. Kësaj linje i Presidenti i Republikes, Bamir Topi, i është përmbajtur qysh të nesërmen e kundërshtimit zyrtar amerikan ndaj këtij ligji dhe të kritikës së Terry Davis, sekretar i KE për sigurinë. Presidenti foli dje për Top Channel, vetëm 5 ditë para mbarimit të afatit kushtetues për dekretimin e ligjit të dosjeve. Ai i deklaroi se vendimin e tij mbi ligjin e dosjeve do ta marrë në bazë të konsultimeve të gjera me ekspertët. Aktivitet im është në linjën e konsultimeve, sepse kjo ka të bëjë me natyrën e institucionit, por edhe të personit dhe gjërat e rëndësishme kam dëshirë ti konsultoj gjerësisht. Për sa kohë do të jem në këtë pozicion do te kem një vendimmarrje personale të bazuar mbi konsultime të gjera, ka pohuar Topi. Ndërsa lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë që riktheu në detyrë gjyqtarët e shkarkuar të çeshtjes Delijorgji, kreu i shtetit ka refuzuar të bëjë komente. Unë jam kreu i KLD, por me cilësinë e presidentit bëj edhe emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, që marin miratim në Parlament, pra nuk mund të bëj asnjë koment përsa kohë ne respektojmë institucionet, është shprehur Topi. Më tej presidenti ka folur edhe për projektin e propozuar me homologun kosovar Fatmir Sejdiu për liberalizimin e kufijve mes dy vendeve, në mënyrë që ti vihet në ndihme ekonomisë dhe biznesit. Institucionet e Shqipërisë, institucionet e Kosoves, qeveritë respektive dhe administratat kanë kohë që punojnë për të realizuar nje treg ballkanik që do të jetë relativisht i liberalizuar dhe unë besoj se ky treg jep sigurinë që rajoni do të jetë i stabilizuar dhe në rrugën e integrimeve, ka nënvizuar presidenti, i cili ka dënuar edhe aktet e dhunës të regjistruara se fundmi në veri të Kosovës. Ne jemi të pozicionuar kundër dhunës. Rastet episodike të Kosovës konsiderohen raste te izoluara. Nuk ka shans askush, qofte president apo cfaredo tjeter, qe ne kete terren te ri demokratik të dalë me pozicione të vjetra ultranacionaliste, është shprehur Topi. Me tej presidenti ka shprehur bindjen e tij se ambasadori shqiptar në Kosovë do të caktohet së shpejti dhe ka sqaruar se mos realizimi i takimit të tij me kreun e AAK Ramush Haradinaj ka qenë për shkaqe protokollare. Ne kemi përfaqësinë tonë në Kosovë, por ajo e ambasadorit është një çështje që duhet të zgjidhet dhe besoj se do të zgjidhet shpejt. Sa për takimin me Haradinaj, mund të them se presidenti është pjesë e një protokolli. Jemi administrata në kualifikim e sipër, kemi nevojë për progres edhe në protokoll. Por siguroj se ka qenë problem i një natyre protokollare, ka shtuar Topi.
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe delegacioni që e shoqëronte mbylli dje vizitën e tij zyrtare dyditore në Kosovë. Në përfundim të vizitës, Kryetari i Shtetit iu përgjigj interesimit të mediave kosovare dhe të huaja, që e ndoqën nga afër këtë ngjarje të rëndësishme.
Presidenti Topi: Unë jam në përfundim të vizitës zyrtare, një vizitë dyditore. Është vizita e parë zyrtare që unë bëj si President i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, në Kosovën e pavarur, në Kosovën e lirë dhe demokratike. Kam qenë disa ditë përpara shpalljes së pavarësisë, në datën 25 deri në datën 27 janar të vitit 2008. Kam pasur bisedime me të gjithë faktorët institucionalë dhe politikë gjatë kësaj vizite pune dyditore me ftesë të Presidentit Sejdiu, të cilin e falenderoj dhe natyrisht kjo vizitë do i shërbejë patjetër rritjes së ndjeshme të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës, në një realitet të ri gjeopolitik në Ballkan. Është një eveniment i jashtëzakonshëm që Kosova sot ka institucionet e veta të pavarura. Pata rastin të vlerësoj, por edhe të përçoj konsideratat e larta të interlokutorëve ndërkombëtarë për maturinë, për sjelljen mjaft civile, të kualifikuar, perëndimore të lidershipit të Kosovës, të Presidentit, të Parlamentit, të Qeverisë dhe të institucioneve të tjera për të administruar me shumë civilitet, me shumë qytetari, me shumë luajalitet ndaj partnerëve ndërkombëtarë, pikërisht administrimin e pavarësisë së Kosovës dhe referimin ndaj Paketës së z. Ahtisari, i cili na dha kënaqësinë që u nderua me çmimin Nobel edhe për shkak të angazhimit të tij në çështjen e Kosovës.
Takime kam pasur dhe me Kryeministrin, me anëtarët e qeverisë, kam pasur një fjalë në Parlament sikurse ju e dini, kam përcjellë atje përshëndetjet e sinqerta të të gjithë popullit të Shqipërisë, të të gjitha institucioneve. Kam qenë në një vizitë në Akademinë e Shkencave, kam vlerësuar pa masë rolin e Akademisë së Shkencave të Kosovës, të akademikëve, të cilët e kanë zhvilluar aktivitetin e tyre në situata mjaft të vështira në të kaluarën, duke qenë në mbrojtje në radhë të parë të identitetit, të historisë së këtij populli, të historisë së kësaj treve, duke i dhënë kurajo civile të gjithë shoqërisë kosovare për të përballuar, sikurse u përballua me shumë sukses sfida e mbijetesës. Sot ky komb, ka dy shtete, sigurisht Shqipërinë, Kosovën, kjo shoqëri e Kosovës, këto institucione sot janë ringjallur dhe duke marrë në konsideratë që nga momenti i çlirimit të Kosovës deri sot, gjërat kanë lëvizur vetëm për mirë unë do të jepja, meqë jemi në fillim të vitit 2009, urimet më të mira për popullin e Kosovës, për përfaqësuesit e vet nëpër institucione, qoftë një vit i shëndetshëm, i begatë, i suksesshëm dhe i realizimit të mjaft ëndrrave, një pjesë e së cilave janë bërë realitet.
Unë sot isha gjithashtu në komunën e Ferizaj. I falenderoj përfaqësuesit e kësaj komune, popullin e komunës së Ferizajt për atë pritje të ngrohtë, do të thoja të nxehtë në një ditë të ftohtë dhe në një ditë të bardhë, i falenderoj nga zemra edhe për akordimin e titullit Qytetar Nderi! Sot unë jam shumë i nderuar, sepse jam qytetar nderi i Prishtinës, i Ferizajt dhe e konsideroj këtë titull një titull që i takon të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, pasi unë përfaqësoj në pozicionin e Presidentit të gjithë popullin e Shqipërisë.
Diskutuam me botën e biznesit pikërisht ato elementë që i patëm diskutuar edhe një vit më parë, por sot ne shohim që mjaft gjëra kanë ndryshuar. Ka shumë rëndësi në botën e biznesit mënyra e komunikimit. Kemi një gjë të madhe për tu krenuar që brenda një viti është punuar shumë në rrugën Durrës-Kukës-Morinë. E njëjta gjë është kërkuar edhe nga institucionet e Kosovës që të vazhdojnë edhe në pjesën e Kosovës që të lidhet ky aks. Është në projektet e qeverisë, janë bërë projektet, angazhimet dhe të gjitha me radhë dhe unë besoj që do të ketë shumë shpejt një përurim të rrugës në Shqipëri, por edhe besoj edhe një zhvillim të punimeve të rrugës edhe në Kosovë.
Unë shoh një Kosovë të ndryshuar. Nuk vij këtu pas dhjetë viteve, por pas një viti përafërsisht. Por edhe pas një viti shoh që mjaft gjëra ecin për mirë. Duke iu referuar vizitës sime të parë në Kosovë në vitin 1999 me dëshirën e madhe për të vizituar Kosovën si një qytetar i thjeshtë, me një pasion të madh për ta vizituar këtë popull, mund tju them që gjërat nuk kanë të krahasuar. Dhe mbi të gjitha, ai që është dhe elementi më simbolik, Kosova në vitin 1999 u çlirua dhe në vitin 2008 fitoi të drejtën për të qenë një shtet i lirë, sovran, i pavarur, demokratik, mbi bazën e një politike të multietnicitetit, që është një politikë moderne, nuk është një politikë provokative, që i takon së kaluarës.
Diplomacia kosovare është kritikuar jo pak kohët e fundit për mungesë sukesi në rritjen e njohjes ndërkombëtare. Cila do të ishte këshilla më e mirë nga ana e shtetit shqiptar për njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera dhe a mund të sqaroni, të konfirmoni nëse Kosova ka bërë ndonjë kërkesë zyrtare që ambasadat e Shqipërisë nëpër bo